Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, pasi një inspektor i hidrocentralit ka humbur jetën. Mësohet se viktima është shtetasi Leonard Cela, 46 vjeç.
Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima ka rrëshqitur bashkë me një masiv shkëmbor, teksa ishte duke kontrolluar gërrmimet. Ndonëse inspektori është dërguar me urgjencë në spitalin e Gramshit, ai nuk ka mundur t’i mbijetoi plagëve të marra, ndërsa ka ndërruar jetë.
Sapo u njoftua për ngjarje, policia mbërriti në vendin ku ndodhi aksidenti, ndërsa nisi hetimet për zbardhjen e plot të shkaqeve.


