Një 30-vjeçar ka gjetur vdekjen, teksa është futur për të shuar vapën në ujërat e lumit Vjosë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes “BalkanWeb” mëson se 30-vjeçari Armando Begaj është nga fshati Gorishovë njësia administrative Cakran, i martuar dhe me një vajzë.
Kur kanë parë që trupi po fundosej dhe e mori rrjedha e lumit, kanë kërkuar ndihmë, por nuk kanë mundur që ta shpëtojnë. Menjëherë kanë njoftuar edhe policinë e cila ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes. Pritet mbërritja e polumbarëve për të gjetur trupin e 30 vjecarit.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


