Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një fëmijë vetëm 3 vjeç ka humbur jetën pasi e ka zënë bombola e gazit sipër.
Duket dhe është e rrezikshme që objekte të tilla të lihen pranë fëmijëve, pasi herë shpërthejnë e here ndodhin si rasti i sotëm duke përfunduar në tragjedi.
Çfarë ndodhi sot:
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçes ditën e sotme ku një 3 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e bombolës së gazit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, fëmija me iniciale J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë, një bombol gazi e madhe e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit.
Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë.
(Foto: Bombola e shperthyer, jashtë çerdhes)
Një bombol gazi shpërtheu në çerdhen shtetërore të fëmijëve me nr 59 në Kodër Kamzë, duke shkaktuar 5 të plagosur. Mes tyre është dhe një fëmijë çerdheje i cili mori plagë djegieje në dorën e djathtë.
Fatmirësisht, nga ngjarja e rëndë nuk pati të lenduar por vetëm të plagosur.
Vdes fëmija nga Gjilani pas djegies me bombol gazi
Një fëmijë i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë në Kosovë, pasi kishte marrë plagë nga ndezja e një bombole gazi në shtëpinë e tij.
Viktima është dërguar për fillimisht në spitalin e Gjilanit dhe më pas ishte transportuar për në QKUK.
Zjarri ku vdiq fëmija, nga rrjedhja e gazit
Rrjedhja e gazit nga tubi i bombolës shpërtheu në Tiranë mendohet të ketë qenë shkaku i zjarrit që i mori jetën fëmijës katër vjeç të familjes Nezha.
Nga ana tjetër, zjarrfikësit që morën pjesë në aksionin për shpëtimin e jetës së çiftit dhe foshnjës shtatëmuajshe, thanë se ata mbërritën për shtatë minuta.
Përgatiti: AlpeNews.al