• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDIA NË ZVICËR/ Hetimet përjashtojnë një sulm të organizuar, skenarët e shpërthimit të zjarrit…
Home
Nderkombetare

TRAGJEDIA NË ZVICËR/ Hetimet përjashtojnë një sulm të organizuar, skenarët e shpërthimit të zjarrit…

2 January, 2026 F.autor Botë, Nderkombetare

Në rajonin e frekuentuar turistik të Zvicrës Viti i Ri nisi me një tragjedi: Gjatë një mbrëmjeje festive me rastin e vitit të ri në një lokal në Crans-Montana në Zvicër si pasojë e një zjarri të madh 40 vetë humbën jetën dhe 115 të tjerë janë plagosur.
Shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, tha presidenti i këshillit të Valisit Mathias Reynard. Sipas autoriteteve, shumica e atyre që festonin ishin kryesisht të rinj të moshës 15 deri në 26 vjeç që po festonin vitin e ri kur shpërtheu zjarri në barin “Le Constellation” rreth orës 1:30 të mëngjesit.

“Kjo është gjëja më e tmerrshme”, tha Presidenti i Këshillit Shtetëror të Valais, Mathias Reynard, në radion RTS atë mbrëmje, dukshëm i prekur dhe duke luftuar për të mbajtur lotët. “Pjesa më e tmerrshme është se ata janë të rinj. Dhe kur takoj të afërmit e tyre, ata janë miqtë, vëllezërit, prindërit e tyre. Është e tmerrshme.”

Pavioni i reanimacionit në spitalin e Valisit është i mbushur me pacientë, ndaj disa të plagosur janë transportuar në spitale të tjera në Zyrih, Gjenevë, Luzanë dhe Sion. Të dhënat mbi numrin e viktimave dhe të të plagosurve u deklaruan nga autoritetet gjatë një konference shtypi në mbrëmje. Ndërkohë po punohet për identifikimin e viktimave dhe hetimin e rrethanave se si ka ndodhur zjarri.

Skena tronditëse, njerëz të djegur, panik total – kjo është ajo që raportojnë të mbijetuarit. Dëshmitarët raportojnë për shtyrje e përplasje. Laëtitia, shtatëmbëdhjetë vjeç ishte duke festuar në bar dhe rrëfen se arriti mrekullisht të dilte jashtë. “Pati shtytje e përplasje nga të gjitha anët, sipër meje njerëz në flakë ose të vdekur. Nuk kuptova asgjë, vetëm bërtita se nuk doja të vdisja.”

Presidenti i ri i Zvicrës Guy Parmelin u shpreh i tronditur thellësisht: “Një moment gëzimi, u kthye në tragjedi gjatë natës në Crans-Montana, që ka prekur thellë të gjithë Zvicrën dhe botën e jashtme”, shkruan Parmelin në platformën X.

“Zvicra është e trishtuar, por është gjithashtu e bashkuar në dhimbjen e saj”, tha Presidenti Federal Guy Parmelin në një konferencë për shtyp të enjten, duke folur për një nga tragjeditë më të këqija në historinë e vendit.”U detyrohemi respekt këtyre të rinjve”, tha Presidenti Federal Parmelin, “dhe duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë.”

Një zonë luksoze skijimi

Crans-Montana është një ndër rajonet më të njohura turistike në alpet zvicerane dhe mjaft i frekuentuar sidomos gjatë festave si Krishtlindjet dhe viti i ri lokalet janë tërësisht të prenotuara. Me shumë gjasë ndër viktimat ka edhe të turistë të huaj, vë në dukje policia.

Zjarri shpërtheu në barin “Le Constellation” në të gdhirë të vitit të ri në orën 1.30 (sipas orës lokale). Hetuesit mendojnë se ka qenë një aksident. “Një sulm është absolutisht i përjashtuar”, deklaroi prokurorja e përgjithshme Beatrice Pilloud.

Shpërthimet, sipas banorëve të zonës, kanë ndodhur pas shpërthimit të zjarrit, shtoi komandanti i i policisë së kantonit Valis, Frédéric Gisler. Sipas mediave zvicerane aksidenti mund të ketë ndodhur nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Ndërsa dy dëshmitare okulare, thanë, se zjarri është shkaktuar nga qirinjtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI/ Moti për sot me vranësira të dendura dhe shira në të gjithë territorin
Previous article DOSSIER/ Letra e panjohur e Sotir Koleas e vitit 1920: Ashtu u jepte dorë z.Bahri Omarit, por tashti ky zotni u zhduk nga “Dielli” dhe nuk besoj të ketë...

F.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT