• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NË TIRANË/ Flet për herë të parë babai i Xhuljetës: 3 ditë para se të MË VRISNIN vajzën, policia tha që… (VIDEO)
Home
Intervista

TRAGJEDIA NË TIRANË/ Flet për herë të parë babai i Xhuljetës: 3 ditë para se të MË VRISNIN vajzën, policia tha që… (VIDEO)

11 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Intervista, Sociale

Sulejman Çuni, babai i 19-vjeçares Xhuljeta Çuni, ishte në Greqi kur vajza e tij u vra nga Xhafer Mata. Në një intervistë dhënë për gazetarin Spartak Koka, babai i 19-vjeçares thotë se nuk kishte asnjë dijeni që vajza e tij të ketë qenë e lidhur me 31-vjeçarin Mata. Ndërsa, për denoncimin që e bija kishte bërë në polici ndaj Xhafer Matës më 7 Maj, e kishin mësuar 3 ditë përpara vrasjes.

Bashkëshorten e tij e kishte telefonuar oficeri i zonës rreth datave 4-5 Maj, i cili i kishte dhënë garanci për jetën e vajzës. Por, tre ditë më pas dy plumba i morën jetën 19-vjeçares, e cila mëngjesin e së premtes ishte nisur për të dhënë provimin e Maturës.

Kishin kaluar 3 javë nga momenti kur vajza kishte denoncuar Xhafer Matën se po e përndiqte deri në momentin kur policia njoftoi familjarët e 19-vjeçares për këtë çështje.

INTERVISTA ME BABAIN E XHULJETA ÇUNIT:

Çfarë dijeni keni ju për gjithë ngjarjen?

Babai: Asnjë gjë. Unë kam qenë në Greqi, vetëm kur më morën në telefon që të kanë vrarë gocën më thanë.

Ju kishit informacion se vajza juaj ishte lidhur me Xhafer Matën apo ishte ndarë?

Babai: Jo. Unë me gocën flisja natë për natë. Dy netët e fundit nuk kam folur me të.

Goca ju kishte vënë në dijeni se përndiqej nga Xhafer Mata?

Babai: Jo.

Keni dijeni që goca të ketë bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 ndaj Xhafer Matës?

Babai: Jo.

Unë kam një dokument këtu z.Sulejman, i cili tregon se vajza juaj i është drejtuar policisë, Komisariatit Nr.3 më datë 7 Maj 2018 dhe ka kallëzuar Xhafer Matën se e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme në kryeqytet.

Babai: Jo, unë sot e dëgjoj për herë të parë. Nuk kam dijeni fare.

Po bashkëshortja juaj ka patur dijeni më datën 7 Maj se është bërë kallëzim?

Babai: Atë natë që erdha fola me nusen, më tha që më ka marrë në telefon i plotfuqishmi i zonës që mos ki frikë se do ta mbrojmë gocën.

Sa ditë para vrasjes?

Babai: Tre ditë para.

Pra që do të thotë rreth 28 ditë pas denoncimit. Që detyrimisht duhet t’ju kishin njoftuar në atë ditë. Po që ndaj vajzës tuaj ka patur kallëzim, keni dijeni?

Babai: Jo.

Cili është apeli juaj pas kësaj ngjarje, për shtetin, për organet ligjzbatuese, për të gjithë ata që nuk e kanë trajtuar si duhet rastin?

Babai: ……………

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMENDEN VAJZAT! Kris Dalipi pozon komplet NUDO dhe nuk lë gjë pa treguar (FOTO)
Previous article Tifozët të shqetësuar/ Kombëtarja e Gjermanisë nuk bind para Botërorit

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole Aktualitet

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT