• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NË TIRANË/ Del VIDEO e re: Momentet që i morën jetën 19-vjeçares në Tiranë…
Home
Breaking News

TRAGJEDIA NË TIRANË/ Del VIDEO e re: Momentet që i morën jetën 19-vjeçares në Tiranë…

9 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

31-vjeçari Xhafer Mata e ka pritur që herët në mëngjes ish-të dashurën e tij pranë shtëpisë së saj. Kur 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni u nis për në provimin e maturës, ai e ndali në rrugë.

Në disa pamje të fiksuara nga kamerat e sigurisë që janë pjesë e dosjes së grupit hetimor të siguruara nga Tv Klan, hidhet më shumë dritë mbi vrasjen e dyfishtë në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet mëngjesin e së premtes.

Është ora 08:13 minuta e mëngjesit, por ora e kamerave të sigurisë ka një gabim prej një ore me vonesë. Duket se gjithçka është e qetë. Te lulishtja shihet një vajzë e veshur me të zeza që shpejt hidhet në të djathtë të rrugës. Kjo është pikërisht maturantja e gjimnazit “Qemal Stafa”.

Pas saj, i veshur me të kuqe e ndjek me vrap 31-vjeçari Xhafer Mata. Ai e arrin në anën tjetër të rrugës ku nis debati mes tyre.

Debati ka tërhequr edhe vëmendjen e kalimtarëve. Më pas shihet se njerëzit lëvizin në mënyrë kaotike pasi Xhafer Mata ka qëlluar ndaj vajzës së re. Pasi krimit ai shihet teksa bën lëvizje kaotike në trotuar.

Pasi afrohet tek një lokal pranë vendit të ngjarjes, ai ka qëndruar pak momente por është i rrethuar nga policia. Në këtë lulishte 31-vjeçari qëlloi veten.

Në pak momente aty mblidhen dhjetëra njerëz, ndërsa policia vendos shenja kufizuese me shirit për të penguar hyrjen e njerëzve në vendin  e ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Roma vendos çmimin për mesfushorin Nainggolan
Previous article Perez i çmendur pas Neymarit, bën gati ofertë faraonike për PSG-në

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT