• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NË PUKË/ Flet 82 vjeçari: Thirra djalin e s’m’u përgjigj, po kur pashë fëmijët…
Home
Breaking News

TRAGJEDIA NË PUKË/ Flet 82 vjeçari: Thirra djalin e s’m’u përgjigj, po kur pashë fëmijët…

8 April, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas tragjedisë që i ra në familje, ku djali dhe nusja humbën jetën mes zjarrit, i moshuari Pal Ndue Gjoni ka rrëfyer për mediat si i pllakosi gjëma në orën 2 të natës në shtëpi, teksa ishin duke fjetur.

“Dëgjova tullat që kërcisnin dhe më doli gjumi. Jam zgjuar shpejt, kisha hallin e fëmijëve. Thirra djalin që të merrte gruan time, që e kam të paralizuar. Kur e thirra djalin, nuk m’u përgjigj. U gëzova kur pashë fëmijët që kishin dalë në oborr. Ajo që më ndodhi mua, mos t’i ndodhtë njeriu!” tha ai.

Dy të moshuarit janë strehuar tek të afërmit në një banesë pranë. 4 fëmijët pasi u mjekuan në spitalin e Pukës, u strehuan tek të afërmit e mamasë së tyre.

Shtëpia e Petrit Ndojt në fshatin Breg të Pukës mori zjarr në orën 2 të natës në rrethana ende të papërcaktuara.

Te tetë anëtarët e familjes flinin në katin e dytë të banesës. Petrit Ndoj 40 vjeç me gruan e tij Dava Ndoj 35 vjeçe nuk kanë mundur të dalin dhe kanë vdekur brenda në dhomën e tyre nga zjarri, pasi kishin tentuar të dilnin.

Kurse, katër fëmijët e tyre, më i madhi 12 vjeç, u hodhën nga ballkoni dhe shpëtuan bashkë me gjyshin dhe gjyshen e paralizuar, që e tërhoqën jashtë me duart e tyre.

Banorët e zonës dhe zjarrfikësit janë përpjekur ta shpëtojnë çiftin duke ndërhyrë dhe nga çatia, por nuk kanë mundur për shkak të vrullit të zjarrit. Trupat e tyre janë djegur dhe janë gjetur pas shuarjes së zjarrit.

Gjendja e banesës pas zjarrit:

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I HABITI TË GJITHË/ Gafa absurde e sulmuesit të PSG-së, i prish festën e titullit skuadrës (VIDEO)
Previous article BEBE REXHA I SURPRIZON TË GJITHË/ Flet shqip në kanalin e famshëm televiziv (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë Aktualitet

"DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë

"MË QËLLUAN PRINDËRIT"/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz Aktualitet

"MË QËLLUAN PRINDËRIT"/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

"MASKARENJ, NA DHUNUAT FËMIJËT"/ Protestuesit e irrituar godasin me shkelma furgonin e policisë Aktualitet

"MASKARENJ, NA DHUNUAT FËMIJËT"/ Protestuesit e irrituar godasin me shkelma furgonin e policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT