• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NË LUSHNJE/ Flasin fqinjët e viktimave të shpërthimit: Landi ka punuar tërë jetën me vinç. Atë e bir, s’ka më keq! Gjynah
Home
Breaking News

TRAGJEDIA NË LUSHNJE/ Flasin fqinjët e viktimave të shpërthimit: Landi ka punuar tërë jetën me vinç. Atë e bir, s’ka më keq! Gjynah

2 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir ndërruan jetë tragjikisht pasditen e së Premtes prej shpërthimit në Lushnje. Ata po punonin të dy me vinçin brenda kantierit të ndërtimit ku ndodhi ngjarja.

Rolandi vdiq që në momentet e para të shpërthimit masiv, e ndërsa i biri nuk ia doli të mbijetojë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se të dy kishin pasur djegie të rënda në trup.

Fqinjët e tyre ashtu si çdokush që mësoi lajmin e keq, ndihen të trishtuar. Ata i përshkruajnë si djem të jashtëzakonshëm e punëtorë.

“E mësuam nga televizori. Ai tërë jetën me vinç ka punuar. Familjarë, hallet e tyre shikonin. Ai s’ka shkuar fare në emigrim, këtu ka punuar. Unë e kam pasur shok, e njoh”, u shpreh njëri prej tyre.

Njëri nga fqinjët tha se Rolandi ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë të tjerë.

“Pamë atje të shkruar, po mbiemrin e thoshte Verçani, të ardhur nga Gramshi. Kur e tha pastaj Hoxha, jemi habitur. Jashtë mase e rëndë!

Babai ka qenë i përsorur, me makina, punë të ndryshme. Jetonte këtu, ishte punëtor. Landi ka vite që punon me vinç, nga 2000 e këtej. Ka lënë një gocë tani dhe një djalë, dhe bashkëshortja.”

“Mos e pyet! S’ka më keq! Shpërthimi si tritol”, ishin fjalët e vetme që tha një banor i fshatit.

Ndërkohë një i moshuar flet me zërin që i dridhet për humbjen tragjike.

“Ka qenë familje e shkëlqyer. Burrë e grua dhe 3 fëmijët. Djalin e mbante me vete, të dy djemtë. Ka qenë në Itali, ka ardhur, i punësoi të dy. S’kam fjalë të flas. Kishte shumë vite që punonte me vinç.

Punonte me makinën, hekurat. Me këto merrej Landi. Unë qëllova faktikisht në Lushnje, dëgjova një bombë. Vajta te spitali, nuk kam fjalë të flas. Shumë e dhimbshme për gjithë fshatin. Gjynah! Atë e bir, s’ka më keq!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" SHERRI NË BIG BROTHER VIP/ Ledjona-Eglës: Nesër ikën ti, pastrohet dhoma
Previous article LUFTA NË GAZA/ Biden shpreson në një armëpushim në fillim të Ramazanit

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT