• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDIA NË GREQI/ Nëna trime RRËFEN si i mbijetoi ferrit: Notova me 7 vajza të vogla (DËSHMIA)
Home
Rajon

TRAGJEDIA NË GREQI/ Nëna trime RRËFEN si i mbijetoi ferrit: Notova me 7 vajza të vogla (DËSHMIA)

27 July, 2018 F.autor Rajon

Një dëshmi e re e trimërisë gjatë katastrofës që goditi vendpushimin e Mati, në lindje të Athinës të hënën, ka dalë në dritë.

Elisavet Papadopoulou përshkroi në një post në Facebook se si ajo dhe një mikeshë po festonin ditëlindjen e vajzës së saj së bashku me gjashtë vajza të tjera 11 vjeçare në një hotel pranë detit në Mati.

Ajo thotë se fëmijët po hanin tortë, këndonin dhe luanin derisa ndjeu tymin që po afrohej.

Më poshtë është postimit në Facebook:

‘Kur zjarri filloi të rrethonte hotelin, ne kapëm fëmijët dhe u hodhëm në det.

I numëruam të gjitha vajzat për të konfirmuar se nuk do lëmë asnjërën mbrapa ndërsa fëmijët po bërtitnin dhe qanin.

Ata na pyesnin nëse do të vdisnin. Ne vazhduam t’u bërtisnim atyre që të vazhdonin të notonin.

Tymi që erdhi nga bregu ishte i dendur dhe dielli ishte zhdukur. Ishte errësirë dhe askush nuk e dinte nëse kishte oksigjen të mjaftueshëm për të marrë frymë.

Ne vazhduam të notonim për të gjetur vend diku ku kishte më pak tym, por ne gjithashtu u treguam të kujdesshme që të mos largoheshim shumë nga bregu.

Ne arritëm në një pikë ku gati dyqind veta ishin shpërndarë në ujë dhe në shkëmbinj.

Ne mund të dëgjonim shpërthimet kur merrte flakë benzina, gazi. Tymi ishte i zi dhe i dendur, por era e fortë e shpërndau atë para se të na arrinte.

Mendova se përderisa era vazhdonte, kishim shpresë për të mbijetuar.

Ne arritëm në një gur, ku të gjithë morëm frymë dhe kënduam për vajzën time:

‘Gëzuar Ditëlindja Eva e dashur …’

Surreale!

Kaluam 4 orë në ujë. Rreth orës 10:00 një varkë me instruktorë të zhytjes nga një shkollë private u afrua.

Ata ishin shpëtimtarët tanë. Më vjen keq që nuk mund ta kujtoj emrin e shkollës së zhytjes për t’i falënderuar të gjithë ballë për ballë, tani që makthi ka mbaruar’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUAN VAZHDIMËSINË/ Futbollistët e kombëtares shqiptare në "udhëkryq" për të ardhmen
Previous article KTHIMI I LIGJIT PËR TEATRIN/ Reagon Balla: Sot Presidenti zgjodhi të mbajë "gjallë" farsën e Opozitës

F.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT