• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDIA NË FLORIDA/ Konfirmohen 27 viktima, ende 115 të pagjetur nën rrënojat e ndërtesës
Home
Nderkombetare

TRAGJEDIA NË FLORIDA/ Konfirmohen 27 viktima, ende 115 të pagjetur nën rrënojat e ndërtesës

5 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Tre viktima të tjera janë nxjerrë nga rrënojat në Sërfsajd duke e çuar në 27 vetë numrin e të vdekurve, ndërkohë që 115 të tjerë figurojnë ende të humbur, më shumë se dy javë pas shembjes së ndërtesës së banimit me 12 kate.

Ekipet e shpëtimit rifilluan të hënën kërkimet në rrënoja, pasi të dielën në mbrëmje ekipet e specializuara aktivizuan një seri shpërthimesh të kontrolluara për të rrëzuar një pjesë të ndërtesës që nuk ishte shembur dhe paraqiste rrezik për ata që punojnë në zonë.

Kryebashkiakja e Majamit, Daniella Levine Cava tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se “shembja shkoi pikërisht sipas planifikimit”.

Menjëherë pas shpërthimeve të dielën ekipet larguan disa nga pjesët e mëdha të strukturës së shembur, në mënyrë që të mundësohej pa vonesë puna për të nxjerrë trupat e viktimave të hënën.

Shembja e pjesës së mbetur të ndërtesës u bë e nevojshme pasi po afron stuhia tropikale Elsa e cila kërcënon të godasë pjesën jugore të Floridës ku ndodhet kompleksi i shembur.

Ngjarja tragjike në Kullës Jugore Champlain ka nxitur inspektime dhe analiza të strukturës së disa ndërtesave në zonë dhe ka rezultuar në evakuimin e një kompeksi tjetër banimi ku ekipet inxhinierike kishin diktuar probleme sigurie./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Dinamo konfirmon goditjen në merkato, ish-ylli i Skënderbeut firmos me "blutë"
Previous article PUSHIME PASIONANTE/ Theo Hernandez rikthehet në krahët e të dashurës me format bombastike (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT