• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NË FAMILJEN SHQIPTARE/ Rrëfimi rrëqethës i Ardianit që humbi tre fëmijët dhe nipin. Tregon momentet e fundit dhe instistimin e të bijës për…
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJEDIA NË FAMILJEN SHQIPTARE/ Rrëfimi rrëqethës i Ardianit që humbi tre fëmijët dhe nipin. Tregon momentet e fundit dhe instistimin e të bijës për…

1 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

“Të dielën unë i çova në park. Tani ata nuk jetojnë më… “. Me duart që i dridhen dhe sytë e skuqur nga dhimbja, Ardian Hyseni tregon në celular fotot dhe videot e fëmijëve të tij. I kthen shpinën banesës të shkatërruar ku u përplas automjeti në aksidentin e tmerrshëm mbrëmjen e së dielës në Villa Gaida, Via Emilia.

Nuk ka guxim të kthehet drejt atij vendi ku humbën jetën tre fëmijët e tij dhe nipi i vogël, fotoja e të cilit bie në sy edhe si imazhi i profilit në Facebook, shkruajnë mediat italiane.

“Vajza ime Shane kishte insistuar aq shumë, më tha: “Babi, unë po vij të marr Resatin dhe Rejanën sonte. Veshuni mirë, do t’i marrim me vete për darkë”. Ata shkuan të hanin sushi në një restorant japonez në Reggio. Isha i qetë. Sa më kishte zënë gjumi në shtëpi. Pastaj befas, pas orës 8, më telefonoi policia”, tregon ai.

Së bashku me gruan e tij Anjeza ata nxitojnë nga Parma në Reggio ku perballen me tragjedine qe kishte ndodhur per familjen e tyre.

Anjeza nuk i bën ballë lajmit dhe bie në tokë, duke uleritur. Me pas ajo është dërguar në spitalin Maggiore në Parma.

“Një tragjedi pa shpjegim“,- thotë Ardiani, duke tundur kokën pa pushim.

Bashke me të në mëngjes, për të qenë pranë tij, kanë mbërritur disa të afërm nga Vicenza.

“Ka diçka të çuditshme në dinamikën e këtij aksidenti” thonë ata.

Ata bëjnë fotografi ne vendngjarje dhe kërkojnë me dëshpërim një arsye.

“Por këtu nuk ka kamera? Do të donim të kuptonim “, vijojnë ata teksa pyesin banorët e zonës dhe pronarët e një biznesi matanë rrugës.

“Shane ishte një vajzë e mrekullueshme. Resat dhe Rejana dy fëmijë te mrekullueshem, inteligjentë dhe të sjellshëm. Ne jemi pa fjalë”, thotë tezja e tre nga kater viktimave.

Celulari i Ardianit bie pa pushim. Ai është djali tjetër i tij.

“Është i fundit që më ka mbetur, jeton në Francë – thotë Ardiani – Ne jetojmë prej disa vitesh pranë Parmës, punoj murator, por kemi kohë që jemi në Itali”.

Familja Hyseni, emigruan vite më parë nga Shqipëria, nga Durrësi, në Itali.

Ata kishin mbërritur në Emilia, pas një periudhe kohe në Italinë e Jugut, në Basilicata, ku Ardiani kishte gjetur punë.

“Ne do të shkojmë në vendin tonë për të mbajtur ceremonine mortore”thotë Ardiani, shkruajne mediat italiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË GREQI/ Shqiptari zihet poshtë nga kamioni dhe humb jetën
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Shpërndanin kokainë të ndarë në doza, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike Aktualitet

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT