• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NË FAMILJEN SHQIPTARE/ I afërmi i familjes Bllaca tregon lidhjen me policen dhe vëllezërit: Me Valdeten flisnim shpesh për martesën…
Home
Breaking News

TRAGJEDIA NË FAMILJEN SHQIPTARE/ I afërmi i familjes Bllaca tregon lidhjen me policen dhe vëllezërit: Me Valdeten flisnim shpesh për martesën…

19 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Teksa tregon për të afërmit e tij, Besnik Bllaca nuk i mban dot lotët dhe shpesh herë bën pauza për të rimarrë veten e për të treguar detaje për tragjedinë e djeshme në Kosovë, ku u shua një familje e tërë, në rrethana dhe për arsye ende të paqarta. Besniku është nipi i kryefamiljarit, djali i vëllait të Zeqir Bllacës dhe në një lidhje ‘skype’ në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 tha se nuk e dinë akoma se përse erdhi kjo ngjarje e rëndë dhe se kishte marrëdhënie të afërta me Valdeten dhe vëllezërit e saj.

Valdete Bllaca vrau në banesën e familjes së saj nënën Hanife, babain Zeqir, dy vëllezërit Blerim e Fisnik e më pas qëlloi veten. Mediat kosovare raportuan, se Valdete Bllaca kishte probleme psikike dhe ishte kërkuar që të ulej në grada. Por Besniku tha se familja gëzonte emër të mirë në Gjilan.

“Shumë e rëndë për ne si familje kjo që ka ndodhur. Të humbësh 5 pjesëtarë të familjes është shumë e rëndë. Isha në punë në shtëpi dhe përmes internetit e mësova këtë krim të rëndë e menjëherë u ktheva. Deri sa kam ardhur akoma nuk më besohej që nuk ishin gjallë. Është shumë i rëndë ky rast dhe jemi të shokuar. Më dukej si ëndërr sepse të gjithë anëtarët kanë qenë të sjellshëm, të urtë, punëtorë. Realisht nuk kemi asnjë informatë pse ka ndodhur, si ka ndodhur, në çfarë rrethanash. Policia po heton. Xhaxhai dhe gruaja kanë qenë pensionistë. Valdetja kishte 18 vite në policinë e Kosovës. jemi takuar shpesh, kemi pirë kafe, nuk ka shfaqur asnjë shenjë agresioni. Po bëhen shumë spekulime. Kisha dashur shumë që mediat të mos spekulojnë pasi dhe për ne nuk është e lehtë kjo që ka ndodhur. Dyshimet e para janë që Valdetja i ka vrarë por ka edhe spekulime të tjera.

Valdetja ishte 45 vjeçe, beqare, jetonte me prindërit dhe dy vëllezërit. Blerimi ka qenë 43 vjeç, ishte i papunë. Fisniku ishte 34 vjeç, moshatar me mua, një djalë që e ka dashur shumë vendin tonë, shtetin tonë por nuk ka arritur të fitonte një vend pune. Sipas disa informacioneve, kohët e fundit punonte si kamerier edhe pse i ka kryer dy fakultete”, deklaroi Besniku.

Ai tregoi më tej se kishte konkurruar bashkë me Fisnikun për të hyrë në polici por nuk ishin pranuar.
“Njërin fakultet e ka bërë për kriminalistikë. Kishte shfaqur zhgënjim por jo indinjatë. Para 7-8 vitesh kemi konkurruar bashkë për t’u futur në Policinë e Kosovës por asnjëri nuk kemi arritur të futemi.
Me Valdeten kemi udhëtuar shpesh nga Prishtina bashkë. Nuk është ankuar kurrë. Me Fisin shpesh kemi pirë kafe, Blerimin e kam takuar më rrallë. Me Valdeten ka 1 muaj e gjysmë 2 që nuk jemi takuar. Nuk më kujtohet të ketë shfaqur ndonjëherë shenja për atë çfarë ka ndodhur. Martesën e kemi diskutuar shpesh, meqë dhe unë dhe ajo ishim beqarë, e thoshte si ngelëm pa martuar, me shaka kështu. Rastësisht jemi takuar shpesh në qytet”, tha nipi i familjes Bllaca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RENEE NJË KOPJE E SË ËMËS/ Nora Istrefi pozoi krah vogëlushes dhe vështirë të bësh dallimin mes të dyjave
Previous article CAKAJ ZHVILLON VIZITËN E PARË SI MINISTËR I JASHTËM NË KOSOVË/ "Kemi qenë dhe do të jemi të angazhuar në rritjen e njohjeve të Kosovës"

k.autor

Postime të ngjashme

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim Aktualitet

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT