Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të premteje. Një i ri ka vrarë me dy plumba pistolete një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten me plumb pas koke, duke ndërruar jetë një orë më vonë në spital.
Kush janë viktimat:
Viktimat e këtij krimi të rëndë janë 31-vjeçari Xhaferr Mata nga Kalimashi dhe 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni nga Vinjolli i Milotit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur përballë Kishës, në zonën e “Don Boskos”.
Çfarë dyshohet:
Burimet bëjnë me dije se një lidhje e prishur mes dy të rinjve ka çuar në aktin tragjik, ku i riu ka qëlluar për vdekje vajzën.
31-vjeçari Mata kishte një servis brenda ambienteve të shtëpisë së tij, ku punonte, ndërsa 19-vjeçarja Çuni punonte në një supermarket aty afër. Shkak dyshohet një lidhje e prishur. E reja është ngacmuar shpesh nga 31-vjeçari, i cili babai i një fëmije dhe i divorcuar, si në vendin e punës edhe në rrugë, dhe për këtë e reja e kishte denoncuar edhe në polici. Uniformat blu kishin thirrur të dyja palët, ku Xhaferr Mata kishte deklaruar se nuk do ta ngacmonte më, por sot ai i mori jetën, duke e qëlluar me dy plumba.
31-vjeçari kishte një fëmijë, përzuri gruan nga shtëpia
Denoncimi në polici:Pavarësisht lidhjes së tyre të dashurisë, pas divorcit të 31-vjeçarit, vajza i kishte ndërprerë marrëdhëniet me djalin.
Mësohet se ai e kishte përzënë gruan nga shtëpia dhe prej disa kohësh kishte krijuar një lidhje me 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, të cilën e vrau mëngjesin e sotëm së bashku me veten.
Borxhi:
Përveç prishjes së marrëdhënies intime të rinjtë ishin në konflikt me njëri-tjetrin pasi 19-vjeçarja i kishte marrë një shumë lekësh borxh 31-vjeçarit dhe refuzonte t’ia kthente. Për konfliktet mes tyre të rinjtë ishin paraqitur disa herë pranë komisariatit nr. 3. Vajza kishte shprehur shqetësimet e saj para oficerëve të policisë se përndiqej nga ish-i dashuri, ndërsa ky i fundit deklaronte se thjesht kërkonte që ajo t’i kthente borxhin.
Nga një vështrim në profilin e tij në ‘Facebook’, i riu i ka kushtuar një poezi shumë prekëse nënës së tij vetëm 20 orë para se të kryente krimin tragjik, që dyshohet të jetë krim pasioni, pas një lidhje të prishur me vajzën.
“Pse më ndave nga familja?”, fjalët e fundit të Xhaferit para se ta vriste të renë
Një grua i është drejtuar duke e pyetur se përse e vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë “Mirë ia bëra që e vrava”.
31-vjeçari e kishte menduar aktin ekstrem që do të kryente. Mëngjesin e së premtes ai kishte marrë fëmijën dhe e kishte çuar te fqinjët, duke u thënë të kujdeseshin për disa orë për të pasi ai kishte një punë. Sapo ka dalë nga banesa ka pritur në rrugicë 19-vjeçaren dhe ka vrarë atë dhe veten.
Ndërkohë, në 2 familjet e të rinjve janë hapur dyert e mortit. Të shokuar nga ngjarja ata nuk kanë folur për mediat. 31-vjeçari jetonte me prindërit si edhe fëmijën, ndërsa 19-vjeçarja jetonte me prindërit dhe motrën e vogël.
Po shkonte në provimin e maturës:
Mësohet se vajza po shkonte për të dhënë sot provimin e letërsisë, pasi ishte maturante. Ajo kishte punuar per 5 muaj shitese ne nje market te zones, pune te cilen e kishte lene qe ne muajin shkurt per shkak te provimeve dhe do te kthehej aty me te mbaruar shkollen.
Dalin pamjet:
Ndërkohë kanë dalë pamjet e momentit kur Xhafer Mata sapo ka qëlluar me pistoletë Xhuljeta Çunin mëngjesin e sotëm. 31 – vjeçari nga Kukësi, me profesion inxhinier, që mban veshur një bluzë të kuqe, lëshon pistoletën në trotuar, pasi e ka qëlluar dy herë të renë, që gjendet e shtrirë në trotuarin e rrugës “Eshref Frashëri”, pak metra larg tij.




