• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA ME 5 TË VDEKUR NË BUTRINT/ Babai i njërit prej viktimave: E prita tërë natën, në Fier…
Home
Breaking News

TRAGJEDIA ME 5 TË VDEKUR NË BUTRINT/ Babai i njërit prej viktimave: E prita tërë natën, në Fier…

16 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas arrestimit të një prej trafikantëve të tragjedisë së Butrintit, 36-vjeçarit Albert Gega, ka folur edhe babai i një prej pesë viktimave, Kadri Hoxha.

Kadri Hoxha, babai i 27-vjeçarit Festim Hoxha, është shprehur se i kishte dhënë të birit që të mos ikte por ai nuk e kishte dëgjuar duke u larguar me një bashkëfshatar tijin.

Ka qënë data 19 tetor unë kam qënë operuar në syrin e djathtë. Erdhi djali më 20 më nxorri. Më sjell në shtëpi dhe në atë kohë vjen edhe një baxhanaku im. Dhe më thotë: Le ta marrë djalin. Unë i them nuk e lë. Por e mori. E mora në telefon dhe e pyeta se ku ishte dhe më tha se ishte në Roskovec. Plaka i tha hajde. Nuk më lënë i tha. Atë natë u mbyt. Më 21 ngrihem dhe isha me një kushëri këtu dhe e prita tërë natën. Ngrihem në mëngjes shkoj në Fier, u interesova. Kur u kthye djali i komshiut, ai tha që djali yt është hedhur matanë. Prapë nuk e besoja. E mora vesh në Fier që djali kishte vdekur. Sa vij në shtëpi gjeta krushkën këtu se e kishte marrë vesh këtë punë.

Kadri Hoxha, babai i Festim Hoxhës

Ditën e sotme, në prangat e policisë së Fierit, në fshatin Kurjan, ka rënë Albert Gega, 36-vjeç i dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur 10 vjet më parë ku humbën jetën në ujërat e kanalit të Butrintit pesë persona mes tyre edhe një fëmijë 3 vjeç dhe nëna e saj 22-vjeçare. Hyqmet Sollaku, Brahim Madhi, Dashamir Mane dhe Albert Gega, po transportonin me një barkë përmes liqenit të Butrintit, me qëllim mbërritjen në Greqi, 21 persona. Gjatë udhëtimit, varka përmbyset dhe për rrjedhojë humbin jetën 5 prej tyre.

VIKTIMAT 

Ndriçim Myftari, 17 vjeç, Lushnjë

Elvira Jaho, 22 vjeçe, Berat

Kea Jaho, 3 vjeç, Berat

Amarildo Kuka, 20 vjeç, Fier

Festim Hoxha, 27 vjeç, Fier

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOJRAT E FATIT/ Rama: Do mbyllen TË GJITHA. Do jenë vetëm në zonat turistike (LIVE)
Previous article PËRPLASJA NË BRUKSEL/ Velaj: Debati mbi shpifjet dhe dezinformimin, PE në sintoni me Ramën

k.autor

Postime të ngjashme

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët Aktualitet

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë… Breaking News

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT