• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA ME 10 VIKTIMA NË AUSTRI/ Kjo është 15-vjeçarja shqiptare e vrarë nga sulmi në shkollën në Austri (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJEDIA ME 10 VIKTIMA NË AUSTRI/ Kjo është 15-vjeçarja shqiptare e vrarë nga sulmi në shkollën në Austri (EMRI)

10 June, 2025 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje tronditëse ka goditur qytetin e Grazit në Austri, ku një person i armatosur ka hapur zjarr brenda një qendre për kujdesin e fëmijëve, duke lënë pas një bilanc të rëndë: 10 të vdekur, përfshirë edhe një vajzë nga Kosova, Lea Bajrami.

Lajmin për vdekjen tragjike të saj e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Bajrami dhe gjithë komunitetin:

Më pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Lea nga Komuna jonë. Humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh.”

Ngjarja ndodhi gjatë paradites së sotme, kur autori, ende i paidentifikuar zyrtarisht, hyri në qendrën arsimore dhe nisi të qëllonte në mënyrë të papritur ndaj të pranishmëve. Viktimat përfshijnë edhe fëmijë të mitur, ndërsa sulmi ka shkaktuar panik të madh në qytet dhe në gjithë vendin.Autoritetet austriake kanë nisur një hetim të thelluar për të zbardhur rrethanat dhe motivet që çuan në këtë akt të përgjakshëm. Mediat vendase raportojnë për një person të arrestuar, i cili po merret në pyetje nga policia.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe jo vetëm në Austri, por edhe në Kosovë, ku qytetarët dhe institucionet kanë shprehur solidaritet dhe dhimbje për humbjen e vajzës së re.

Masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm në të gjitha shkollat dhe institucionet publike në Austri, teksa vendi është zhytur në zymtësi. Shumë figura politike dhe shoqërore po reagojnë me thirrje për reflektim dhe veprim kundër dhunës.

Kujtimi i Lea Bajramit, një vajzë e re me ëndrra të mëdha, do të mbetet i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNË DHE TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË TIRANË/ Çfarë ndodhi gjatë natës në zonën e “Ali Demit”?
Previous article MASAKROI BASHKËJETUESEN NË ITALI/ Dënohet me 22.5 vite burg Osman Bylyku

F.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT