Tragjedia që ndodhi dje në orën 08:30 të mengjesit në zonën e “Don Boskos”, duket se ka tronditur një pjesë të gjere të opinionit publik.
Xhuljeta Çuni u vra me dy plumba në kokë ditën e djeshme në zonën e “Don Boskos” nga 31-vjeçari, Xhafer Mata i cili vrau veten 15 minuta pas krimit që kishte kryer.
Flitet se të dy ishin në një lidhje prej disa muajsh, dhe se Xhaferi kishte vetëm dy muaj i divorcuar dhe një djalë 1 vjeç.
Në profilin e 31 vjeçarit në “Facebook”, ka një numër të madh komentesh, ku disa ngushëllojnë e të tjerë ofendojnë.
Pikas ndër to, komenti i një gruaje, që mesa duket i njihte të dy. Përveç ofendimeve që kjo e fundit ka për të ndjerën 19 vjeçare, ajo shton se Xhuljeta e dinte shumë mirë që ai ishte i martuar që ditën e parë.
AlpeNews.al




