Trupi i shoferi të dytë të autobusit që u aksidentua në autostradën e Strumës, Kadri Mehmetit, 54-vjeç, u gjet në kabinën e fjetjes në autobus. Djali i tij Besarti, ka thënë për televizionin bullgar BNT, trupi i babait të tij është identifikuar tashmë dhe se ai kishte mbi 20 vite përvojë pune.
Ai udhëtonte shpesh në Gjermani dhe Turqi dhe i njihte rrugët. Autobusi ishte teknikisht i në rregull, sipas djalit të tij.
Besari pretendon se Besa Trans ka një shërbim edhe në Turqi. Babai i tij u largua të enjten dhe në Turqi mbërriti të premten. Udhëtime të tilla ai bënte shpesh edhe në Gjermani dhe sipas djalit të tij i njihte mirë rrugët. Sipas djalit të tij, në autobus nuk janë lejuar pasagjerë me bagazhe të rrezikshme – as me mjete piroteknike, as me karburant.