• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA E GËRDECIT/ SPAK thërret sërish Fatmir Mediun
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJEDIA E GËRDECIT/ SPAK thërret sërish Fatmir Mediun

14 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

PAK ka thirrur sërish ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun në lidhje me hetimet për dosjen e Gërdecit.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka depozituar në GJKKO provat për gjyqin në ngarkim të Mediut.

Në këto prova pjesë është dhe faksi i nisur nga zyra e ish-ministrit Bumçi në drejtim të ministrisë së Mbrojtjes, për hapjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, shkresë e cila ka shënim emrin e Shkëlzen Berishës ‘Për Shkëlzenin’, djali i kryeministrit të kohës, Sali Berisha.

SPAK gjithashtu ka kërkuar që në pyetje të merret dhe Anjola Agolli, ish-sekretare e ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi. Agolli në dëshminë e deklaratat e dhëna më përpara ka dëshmuar për dokumentin që lejon hapjen e fabrikës ku e mbishkruar është emri i Shkëlzen Berishës.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.

Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve. Gjyqi për Mediun vijon që prej prillit 2023.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, e një prej viktimave të shpërthimit në 15 mars 2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Arratisja spektakolare e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, 8 të arrestuar, mes tyre kryeinfermieri
Previous article PËRMBYTJET/ Të gjitha rrugët e hapura, si paraqitet situata në qarkun e Korçës

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj Aktualitet

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT