• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDIA E GËRDECIT/ Gjykata e Lartë kalon në SPAK dosjen për Fatmir Mediun
Home
Politikë

TRAGJEDIA E GËRDECIT/ Gjykata e Lartë kalon në SPAK dosjen për Fatmir Mediun

1 June, 2021 F.autor Politikë

Dosja për ish ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për tragjedinë e Gërdecit është dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Lartë revokoi vendimin e pushimit dhe e çoi për kompetencë në GJKKO, bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Saga e gjyqeve të tragjedisë së Gërdecit përfundoi me dënimin e disa personave të cilët tani që të gjithë janë në liri.

Për vrasjen e 26 viktimave në Gërdec prokuroria e përgjithshme kishte përfshirë në padinë e saj edhe ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Hetimi ndaj tij u realizua pasi Kuvendi në vitin 2008 dha lejen që Mediu si deputet të hetohej. Por pas zgjedhjeve të vitit 2009, u gjet një procedurë për ta shpëtuar Fatmir Mediun nga përgjegjësia.

Po çfarë ndodhi që ish ministri i mbrojtjes që duhej të kujdesej edhe për municionet që mos shpërthenin, i shpëtoi gjyqit? Gjithçka ndodhi në një skemë ku duket se u bënë bashkë të gjithë, politika, prokuroria, dhe gjykata për të mos e çuar përgjegjësinë në nivelet më të larta. Në shtator të vitit 2009, pak muaj pasi Mediu ishte rizgjedhur deputet, në gjykatën e lartë zhvillohet një gjyq.

Kërkuese ishte prokuroria që kishte ngritur akuzë për shpërdorim detyre ndaj ministrit Mediu. Por para kolegjit të gjykatës së lartë, avokatët e ish ministrit kërkuan që të ndalohej çdo process për shkak se Mediu kishte rikonfirmuar imunitetin e tij si deputet. Këtë argument e mbështetën tre nga pesë gjyqtarët e gjykatës së lartë. Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea vendosën që të ndalohej gjyqi sepse Mediu kishte imunitet, ndërsa dy gjyqtaret Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako ishin kundër dhe kërkuan që të vijonte gjyqi.

Në fund shumica fitoi. Gjyqtarët që mbyllën çështjen e Gërdecit dhe nuk lejuan që edhe politika të jepte llogari për atë tragjedi që u shkaktua nga korrupsioni, tashmë janë janë jashtë sistemit të drejtësisë. Kryesuesi i trupës gjyqësore Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga drejtësia duke mos hyrë fare në Vetting. Ardian Nuni pas përfundimit të mandatit në Gjykatën e Lartë nuk u kthye më drejtësisë. Ndërsa gjyqtarja tjetër Majlinda Andrea u arrestua me akuzën e korrupsionit sepse kishte marrë para për një çështje gjyqësore. Ajo u dënua me disa vite burgim e më pas u la me shërbim prove. Dje SPAK I kërkoi gjykatës së lartë që të rinisë çështjen ndaj ish ministrit Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit.

Më herët gjykata e Lartë me të tjetër trup gjykues kishte dhënë një tjetër vendim kontrovers duke e quajtur tragjedinë e gërdecit një aksident teknologjik. Trupa gjykuese që e bëri këtë përcaktim kishte si anëtar edhe gjyqtarin Shkëlzen Selimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRONIZON TERMIN "SYLESH"/ Pas përplasjes me Kozeta Kurtin, Flori nis sfidë në rrjete sociale (FOTO)
Previous article LAJM I MIRË/ Asnjë humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vend! Ja sa INFEKTIME ka

F.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT