• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDIA E GËRDECIT/ Famtir Mediu sërish në GJKKO, zbardhet kërkesa e avokatëve të ish-ministrit
Home
Politikë

TRAGJEDIA E GËRDECIT/ Famtir Mediu sërish në GJKKO, zbardhet kërkesa e avokatëve të ish-ministrit

2 October, 2024 s.autor Politikë

Po vijon në Gjykatën e Posaçme gjyqi për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

Përmes avokatit të tij, Henrik Ligori, ish-ministri Mediu ka kundërshtuar akt-ekspertimin ekonomiko-financiar si edhe përgjigjeve të dhëna nga ekspertët në seancën e kaluar. Në seancë është i pranishëm vetëm Ligori, mungon avokati Ardian Visha dhe Fatmir Mediu, nën akuzë për dy vepra të shpërdorimit të detyrës.

Në seancë avokatët po kundërshtojnë raportin e ekspertëve, pasi sipas tyre nuk janë marrë në konsideratë informacione dhe dokumente të nevojshme.

“Kanë objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonimiko-financiar. Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim. Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve.

Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre. Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij. Ekspertët janë thirrur për të dhënë një mendim në fushën e shkencës dhe për të dhënë një mëndim shkencor.

Ekspertët thonë qe procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar. Ne i qëndrojmë faktit që procesi i demontimit kishte kosto dhe humbje për shtetin. Gati 80% e pyetjeve të shtruara nga ne, ekspertët japin një përgjigje standardë, ‘kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin’. Pyetja që unë bëj është, cila është baza legjislative që iu është vënë në dispozicion për të mbështetur përfundimet e tyre.

A e kanë parë ata vendimin e gjykatës së Beratit, lanë në fuqi deri në Gjykatën e Lartë, që shifrat e prezantuara nga kombinati i Poliçanit janë të sakta dhe jo të gabuara si ata e kanë marrë apriori. Dokumentet që ata kanë marrë në shqyrtim për aktin nuk përbëjnë as 20% të dokumenteve të nevojshme qe iu duheshin për të përpiluar aktin“- u shpreh mbrojtja sipas Anila Hoxhës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOSI NË KUVEND/ Kush janë 4 deputetët e PD që do paguajnë më shumë para për dëmet e shkaktuara (EMART)
Previous article EMRAT/ U merrnin qytetarëve kartat e identitetit dhe aplikonin për kredi, arrestohen dy persona në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT