• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAOSI NË KUVEND/ Kush janë 4 deputetët e PD që do paguajnë më shumë para për dëmet e shkaktuara (EMART)
Home
Breaking News

KAOSI NË KUVEND/ Kush janë 4 deputetët e PD që do paguajnë më shumë para për dëmet e shkaktuara (EMART)

2 October, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të hënën e 30 shtatorit Kuvendi i Shqipërisë iu rikthye kaosit, teksa deputetët e opozitës protestuan për dënimin me burg të Ervin Salianjit.

Mes përplasjeve fizike, nuk munguan dhe dëmet materiale në sallën e seancave, teksa deputetët u vunë flakën dhe karrigeve të tyre. Plot 24 deputetë janë proceduar penalisht nga policia në SPAK, nën akuzë për “Shkatërrim i pronës private” dhe “Sulm për shkak të detyrës”.

Megjithatë, këta deputetë do duhet po ashtu të paguajnë dëmet e shkaktuara ekonomike nga paga e tyre.

Do paguhen me rrogat e deputetëve/ Ja sa shkon dëmi financiar i karrigeve të djegura në Kuvend
Mësohet se fatura e dëmit nuk është vetëm kostoja e karrigeve të dëmtuara, pasi në të do të përfshihen edhe dëmet në pajisje elektronike, mikrofona, tapete, foltore dhe ekrane. Vetëm kostoja e një pajisjeje votimi është mbi 2 mijë euro. Grupi i Punës në Kuvend do ta mbarojë evidencën brenda datës 8 Tetor.

Sipas verifikimeve të deritanishme, 4 janë deputetët që mund të paguajnë më shumë : Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti, që kishte shishen e benzinës. Kostoja do të ndahet vetëm mes deputetëve që kanë pasur veprime aktive shkatërruese. Deputetë që vetëm kanë zhvendosur karrige jashtë, por pa i thyer/djegur ato, nuk do të penalizohen.

Grupi i punës po këqyr kamerat e brendshme të Kuvendit si dhe ato në oborr, transmetuar nga media. Kostot nuk do të mbahen nga paga e këtij muaji. Fatura do t’i njoftohet secilit dhe do ju lihet kohë ta paguajnë vullnetarisht. Nëse nuk e bëjnë, do t’u mbahet nga paga.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ “Kur erdhi nga Parisi, kolegët e tallnin...”- Kujtimet e Poradecit për Enver Hoxhën! Letra që dërgoi Nexhmja pas vdekjes së tij
Previous article TRAGJEDIA E GËRDECIT/ Famtir Mediu sërish në GJKKO, zbardhet kërkesa e avokatëve të ish-ministrit

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT