Ditën e mërkurë në aeroportin “Nënë Tereza” pritet të mbërrijë në Shqipëri trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën 3 ditë më parë.
Trupi i ushtarakut do të vijë në atdhe me avion ushtarak, e ndërsa homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e enjte në hollin e Pallatit të Kongreseve.


