• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA/ Dëshmitë SHOKUESE: Autobuzi me 45 viktima ishte mbushur me 30,000 fishekzjarre (DYSHIMET)
Home
Breaking News

TRAGJEDIA/ Dëshmitë SHOKUESE: Autobuzi me 45 viktima ishte mbushur me 30,000 fishekzjarre (DYSHIMET)

24 November, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autobuzi që shpërtheu mëngjesin e të martës në Bullgari duke vrarë 45 shqiptaro-maqedonas përfshi dhe 12 fëmijë, kishte në bagazh 30,000 fishekzjarre, shkruanin sot mediat vendase dhe britanikja Daily Mail.

Zyrtarët besojnë se autobuzi turistik i tragjedisë u përplas me barrierat e rrugës me shpejtësi 100 km në orë dhe shpërtheu në flakë para se të hynte në Sofie, teksa kthehej nga Stambolli drejt Shkupit.

Një nga shtatë të mbijetuarit, që shpëtuan pasi arritën të thyejnë një dritare të mjetit, tha se skena i kujtonte një film horrori teksa kabina e pasagjerëve u mbush me tym dhe njerëzit e dëshpëruar ulërinin për ndihmë.

Zjarri tragjik që përfshiu më pas autobuzin ishte aq i fortë sa shumica e viktimave u dogjën sa trupat e tyre nuk mund të identifikoheshin.

Hetimet fillestare thonin se zjarri kishte nisur në anën e përparme të mjetit pas shpërthimit të fishekzjarreve, sipas agjencisë maqedonase  Infomax, por konfirmimi ende nuk ka ardhur nga autoritetet.

I mbijetuari Lulzim Sulejmani nga Veriu i Serbisë, tha për Klan TV: “Autobuzi goditi bordurën nga ana e djathtë dhe rrotat u shpuan”.

“Më pas autobuzi shpërtheu në flakë dhe u mbush me tym. Mjeti në flakë vazhdoi të ecte i lire për afro 20 metra, para se të ndalonte”.

Sulejmani shtoi: “Njerëzit po villnin e ulërinin, ishte si një ëndërr e keqe. Unë arrita të shpëtoj duke thyer një dritare me çekiçin, mora të fejuarën dhe pesë njerëz të tjerë për të shpëtuar”.

Zyrtarët thanë se shoferi i mjetit kishte vdekur ose humbur ndjenjat para se mjeti të përfshihej nga flakët prandaj nuk kishte se cili të hapte komandën e dyerve të mjetit dhe njerëzit mbetën të bllokuar.

Shumica e viktimave shqiptarë etnikë nga Maqedonia e Veriut ishin të rinj nga 20 deri në 30 vjeç, më të rinjtë prej tyre binjakët tragjikë katër vjeçare që u vranë nga zjarri bashkë me prindërit.

Te vegjelit Luan e Alban Ahmeti u dogjën bashkë me babanë e tyre Avni dhe nënën Xhihan.

Gazmend Ukali, 27 vjeç, dhe e fejuara Albina Belluli, 23, u identifikuan mes viktimave. Çifti i ri po ktheheshin nga Stambolli ku festuan ditëlindjen e Gazmendit.

“Kam humbur të gjithë familjen në atë zjarr”, tha një burrë i paidentifikuar për të përditshmen ‘Sloboden Pecat’, duke shtuar se 10 familjarë i kishin vdekur aty.

Të mbijetuarit janë shtruar në një spital në Sofie dhe janë në gjendje të qëndrueshme, tha Maya Argirova, drejtuese e klinikës së djegieve  Pirogov.

E fejuara e Lulzimit, Medina Lutfi, 25 vjeçe, tha se edhe ajo kishte shpëtuar duke dalë nga dritarja e autobuzit.

“Isha duke fjetur kur nisa të dëgjoj ulërimat dhe të qarat e pasagjerëve  … kishte tym të zi ngado dhe një shpërthim si një bombë … dëgjoja fëmijë që qanin, kishte shumë fëmijë,” thotë e mbijetuara e tragjedisë.

Edhe Iliya Nikolov, roje nate në zonën e tragjedisë, tha se kishte dëgjuar një shpërthim nga mjeti dhe më pas ishte afruar dhe kishte thirrur shërbimet e emergjencës.

“Ne vrapuam për në rrugë … diçka po digjen te barrierat e autostradës. Në fillim zjarri ishte i vogël por më pas e gjithë pjesa e prapme u ndez”, tha  Nikolov për rrjetin bTV.

Autobuzi i regjistruar me kompaninë turistike Besa Trans ishte një nga katër që udhëtonin së bashku, sipas raportimeve.

Ministri maqedonas i transportit tha se mjeti nuk ishte regjistruar për udhëtime ndërkombëtare.

Katër vende të Ballkanit kanë shpallur ditë zie për tragjedinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RASTI I HUMBUR NDAJ BARCELONËS/ Trajneri i Benfica-s bën reagimin epik: S’kam parë një gjë të tillë prej 30 vitesh
Previous article SKANDAL ME FONDET E UEFA-S/ Bllokohen llogaritë e FSHF për transferta të jashtëligjshme. Përfshihet edhe Tirana

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter Aktualitet

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT