• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDI NË GRAMSH/ Masivi i dheut i zuri poshtë, policia e konfirmon: Dy të rinjtë humbën jetën! (EMRAT)
Home
Breaking News

TRAGJEDI NË GRAMSH/ Masivi i dheut i zuri poshtë, policia e konfirmon: Dy të rinjtë humbën jetën! (EMRAT)

10 May, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje tragjike është konfirmuar sot në zonën e Holtës, Gramsh, ku dy punëtorë kanë humbur jetën pas rrëshqitjes së një masivi dheu gjatë punimeve në një kantier ndërtimi hidrocentrali.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktimat janë identifikuar si shtetasit Abas Basha 22 vjeç dhe Egzon Lleshi 32 vjeç, të cilët ndodheshin në punë në momentin kur ndodhi fatkeqësia. Masivi i dheut dyshohet të ketë rrëshkitur aksidentalisht, duke i zënë poshtë punëtorët.

Ngjarja ndodhi pranë një kanali që furnizon me ujë hidrocentralin në ndërtim, ndërsa autoritetet policore dhe grupet mjekësore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar ligjërisht këtë ngjarje të rëndë, që vjen vetëm pak ditë pas një tjetër aksidenti fatal në Klos, ku një 29-vjeçar humbi jetën nga shembja e një masivi kromi.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Informacion paraprak

Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MONITORIMI I ZGJEDHJEVE NGA OSBE-ODIHR/ Kreu i misionit viziton nesër qendrën me votim elektronik në Tiranë
Previous article KONFLIKT NË FAMILJEN NË KOSOVË/ Adoleshenti qëllon me armë zjarri motrën

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT