Një autobus me turistë ka pësuar aksident në kryeqytetin e Sofjes në Bullgari. Nga aksidenti 15 persona kanë mbetur të vdekur dhe 27 të tjerë plagosur.
Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri i Shëndetësisë Kiril Ananiev, i cili dha edhe numrin e saktë të viktimave.
Sipas mediave të huaja, ambulancat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes ku transportuan të plagosurit në spitalet më të afërt, duke konfirmuar edhe gjendjen e rëndë të disa prej të plagosurve.


