• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E KUFIJVE/ BE si SHBA, pro ndryshimit: Zgjidhja u takon juve
Home
Rajon

ÇËSHTJA E KUFIJVE/ BE si SHBA, pro ndryshimit: Zgjidhja u takon juve

25 August, 2018 k.autor Rajon

Këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha të premten se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por nëse palët merren vesh, nuk do të qëndrojnë në rrugë. Ndërkohë që sot reagoi edhe Bashkimi Europian.

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn ishte pjesë e Forumit të Alpbach në Austri, ndërsa u shpreh se u takon dy presidentëve për të vendosur për ndryshimin e kufijve. Ai tha se BE nuk do të inponojë asgjë nga jashtë, ndërsa zgjidhja duhet të jetë e përshtatshme dhe ti shërbejë stabilitetit në Ballkan.

I takon Vuçiçit dhe Thaçit që ta gjejnë një zgjidhje. Ne nuk do të imponojmë asgjë nga jashtë. Ama e përsëris se çfarëdo zgjidhje që gjendet, duhet të jetë e përshtatshme dhe që i kontribuon stabilitetit rajonal. Duhet ta marrim këtë garanci prej tyre. E duartrokas angazhimin e Vuçiçit dhe Thaçit. Në radhë të parë zgjidhja duhet të vijë nga ata. Por patjetër duhet t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin. Kjo do të jetë e rëndësishme për BE

Johannes Hahn

Ndërsa Britania e Madhe ashtu si Gjermania, përmes ambasadorit në Beograd Denis Keefe shprehet se debati për ndryshimin e kufijve të Kosovës duhet të marrë parasysh të gjitha çështjet dhe rreziqet.

“Kancelarja flet në emër të Gjermanisë. Qëndrimi ynë është se, kur i shikojmë këto dite, sepse ne edhe më tutje nuk kemi një propozim apo plan, por vetëm ide, ne shohim çështjet, rrezikun e çmimin. Mendoj se kjo duhet të merret parasysh.

Duhet të pyeteni se si do të ndikojë ajo për përmirësimin e jetës së njerëzve në terren, si do t’i kontribuojë avancimit në regjion, si do të përshtatet me ngjarjet në skenën ndërkombëtare”, ka thënë ambasadori Keefe dhe ka shtuar se stabiliteti, siguria dhe prosperiteti është në interesin e secilit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, angazhohet për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RRUGA E QUMËSHTIT"/Shkencëtarët zbulojnë çfarë nuk dinim për galaktikën ku jetojmë
Previous article TRAGJEDI NË BULLGARI/ Pëplaset autobusi me turistë, 15 të vdekur dhe 27 të tjerë plagosur

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT