• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDI ME 21 TË VDEKUR/ Kush është shqiptari hero që shpëtoi fëmijët nga autobusi në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJEDI ME 21 TË VDEKUR/ Kush është shqiptari hero që shpëtoi fëmijët nga autobusi në Itali

5 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur në Itali, ku 21 persona humbën jetën pasi një autobus me turistë u aksidentua në Venecia.

Një shqiptar ka qenë nga të parët që shkoi në vendin e aksidentit, duke u shpëtuar jetën edhe disa pasagjerëve.

Bujar Bucaj, pronar i një restoranti pranë vendngjarjes tha se pa të gjithë skenën nga xhamat e lokalit dhe se menjëherë pas rrëzimit të autobusit ka vrapuar për në vendin e ngjarjes. Ai u tha mediave italiane se kishte arritur të nxirrte 2 persona nga autobusi dhe se nëse do të kishte pasur ndihmë, edhe pasagjerë të tjerë ndoshta nuk do të kishin humbur jetën.

Ai thotë se i shtyrë nga instikti kaloi barrierat e rrugës dhe u gjend në vendin e tragjedisë. Sipas tij në fillim aty nuk kishte flakë.

“Zbrita poshtë dhe kur shkova aty doli një djalë dhe një burrë. Aty dëgjova të qara dhe ulërima brenda autobusit dhe u afrova. Kam arritur t’u jap një dorë dy fëmijëve të vegjël. Vajza ishte rreth 3 vjeç, vëllai i saj duhet të jetë rreth 10 vjeç.

I kam zhvendosur nga ai pozicion atje. Prej andej kërkova ndihmë nga personat që ishin aty mbrapa me makina, por nuk erdhën të më jepnin dorën. I vetmi që erdhi drejt meje ishte një zotëri që më hodhi një zjarrfikëse nga një mbikalim. E mora dhe u përpoqa të shuaja zjarrin” – thotë shqiptari.

“Nëse dikush tjetër do të kishte ardhur për të më dhënë një dorë, ndoshta do të ishte shmangur. Shumë të tjerë do të ishin shpëtuar. Nëse je vetëm, në panik, nuk di çfarë të bësh. 12 minuta pasi ndodhi aksidenti mbërriti makina e parë e policisë, më pas erdhi e dyta, më në fund mbërritën zjarrfikësit dhe ambulancat e ndryshme”- shton ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Lëvizte i armatosur, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë
Previous article ZBULOHET SHTËPI BARI NË MARIKAJ/ Në kërkim kultivuesi, procedohet bashkëshortja. Arrestohet faturisti i OSHEE

s.autor

Postime të ngjashme

PLAGOSI ME THIKË BABË E BIR NË SUKTH/ Arrestohet 32-vjeçari Aktualitet

PLAGOSI ME THIKË BABË E BIR NË SUKTH/ Arrestohet 32-vjeçari

KOMISIONI I REFORMËS TERRITORIALE/ Ristani nuk pranon të marrë pjesë, socialistët kërkojnë të lajmërohet Veliaj Aktualitet

KOMISIONI I REFORMËS TERRITORIALE/ Ristani nuk pranon të marrë pjesë, socialistët kërkojnë të lajmërohet Veliaj

VRAU VËLLANË DHE U ARRATIS/ Arrestohet 76-vjeçari në Kavajë Aktualitet

VRAU VËLLANË DHE U ARRATIS/ Arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT