• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TREFISHOHET ÇMIMI I ENERGJISË NË BRITANI/ Nga 1 Tetori fatura mesatare do jetë 3,549 Paund
Home
Nderkombetare

TREFISHOHET ÇMIMI I ENERGJISË NË BRITANI/ Nga 1 Tetori fatura mesatare do jetë 3,549 Paund

28 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ashtu si gjithë Europa edhe Britania e Madhe po përballet me pasojat e krizës energjetike. Situata duket aspak premtuese, ndaj edhe nisur nga rritja stratosferike e çmimeve të energjisë në bursat ndërkombëtare, Britania ka vendosur të rrisë faturën e energjisë për të gjithë abonentët, përfshi këtu ata familjar apo edhe bizneset.

Rregullatori i energjisë në Britaninë e Madhe, OFGEM vendosi që duke nisur nga 1 tetori kufiri i çmimit të energjisë të rritet në 3,549 £ në vit për një familje mesatare me 2 deri në 3 persona ose thënë ndryshe të trefishohet krahasuar me tetorin e një viti më parë, kur çmimi i kësaj fature ishte 1277 paund.

Ndërkohë që për familjet e mëdha, ato me 4 deri në 5 persona çmimi i faturës do të arrijë në 5100 paund.

Rritja e çmimit mesatar të energjisë në Angli reflekton rritjen e vazhdueshme të çmimeve globale, të cilat filluan të rriten pasi bota u zhbllokua nga pandemia e Covid por arritën në nivele rekord, kur Rusia ngadalësoi furnizimin me gaz në Evropë.

Rregullatori i energjisë në britani nuk jep parashikime për kufirin e çmimeve për janarin, por
analistët në Cornwall Insight parashikojnë rritje të mëtejshme, kur kufiri i çmimeve të përditësohet përsëri. Ata thonë se fatura tipike mesatare ne janar do të jetë 5,386 £ në vit.

Me një situatë të vështirë po përballen edhe dy ekonomitë më të mëdha të europës, Gjermania dhe franca, të cilat të premten arritën çmime rekord të energjisë për megavator

Çmimi i tregtimit të energjisë elektrike në Francë u rrit nga 630 euro të enjten në 706 euro për megavat-orë të premten. Në Gjermani çmimi i tregtimit të energjisë elektrike arriti në 699 euro për megavat-orë të premten, nga 599 euro që ishte të enjten.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA E MEDIAVE BRITANIKE ME SHQIPTARËT/ Studiuesi: Mashtrime të mallkuara! Nisi me një artikull në “Daily Mail” dhe vazhdon...
Previous article NUK KANË FUND ÇUDIRAT/ Fansi shet ajrin nga koncerti i Billie Eilish për 15.000$

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT