• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKUAN TONELATA DROGË/ Apeli rrit dënimin për Ilirjan Duçellarin
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIKUAN TONELATA DROGË/ Apeli rrit dënimin për Ilirjan Duçellarin

26 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Apeli i Gjykatës së Posaçme i ndryshon dënimin kreut të njërit prej 4 grupeve kriminale të cilët trafikuan tonelata droge nga Shqipëria drejt Italisë. Bëhet fjalë për Ilirjan Duçellarin, i cili në shkallën e parë u dënua me 11 vite e 4 muaj burg. Sipas vendimit të fundit shkalla e dytë e Gjykatës së Posaçme, i rrit atij dënimin me 16 muaj më shumë, në total 12 vite e 8 muaj heqje lirie.

Nëpërmjet një njoftimi SPAK komunikon edhe konfiskimin e pasurive të Duçellarit. Në favor të shtetit, kalojnë një njësi rreth 70m2 ndodhur në Radhimë, dy apartamente me sipërfaqe 190 m2 në lagjen Pavarësia Vlorë, dhe një ndërtesë tre katëshe në lagjen Kushtrimi, po në Vlorë me sipërfaqe 124 m2.

Më herët Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me burg edhe 7 anëtar të tjerë të grupit kriminal që trafikuan drogë nga Shqipëria drejt vendit fqinj. Aktiviteti i tyre u shtri nga viti 2014 deri në vitin 2019, që u godit në operacionet ‘Shpirti’ dhe ‘Kulmi’ të finalizuar në mars të 2018 dhe në qershor të 2020.

I gjithë aktiviteti kriminal, u rindërtua edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpunëtorëve të drejtësisë, që zbuluan edhe shkelje të ligjit nga zyrtar publik shqiptarë, pastrim parash, por edhe gjithë zinxhirin e prodhimit të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese të fuqishëm.

Në kuadër të hetimeve, u sekuestruan rreth 6 ton lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashash, duke ju hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion Euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë. Gjithashtu autoritetet sekuestruan me qëllim konfiskimin pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë prej 10 milion Euro.

Dënimet:

Aurel Kalari – 13 vjet burgim/8 vjet e 8 muaj burg.

Kleo Bregu – 13 vjet burgim /8 vjet e 8 muaj burg.

Orhan Duçellari – 13 vjet burgim/ 8 vjet e 8 muaj burg.

Julian Bejdollari – 13 vjet burgim/ 8 vjet e 8 muaj burg.

Rexhino Muça – 13 vjet burgim/ 8 vjet e 8 muaj burg.

Alban Koshi – 12 vjet burgim/ 8 vjet burgim.

Mariglen Duçellari – 5 vjet burgim/ 3 vite e 4 muaj.

Konfiskuar nga Gjykata:

Njësi 69.32 m2, ndodhur në Radhimë, Vlorë.

Apartament 56.80 m2, ndodhur në Lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Apartament, me sipërfaqe 134 m2, ndodhur në Lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Ndërtesë tre katëshe, me sipërfaqe 124 m2, ndodhur në Lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BABAI NGA KORÇA NË ALARM/ Denoncon zhdukjen e vajzës 15 vjeçare, prej dy ditësh asnjë gjurmë rreth saj
Previous article RA PRE E SULMIT KIBERNETIK/ Kuvendi i Shqipërisë: Nuk ka humbje të të dhënave

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT