• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKUAN 2.4 TON MARIJUANË DHE KOKAINË/ GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIKUAN 2.4 TON MARIJUANË DHE KOKAINË/ GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

11 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli anëtarët e grupeve kriminale që u goditën një ditë më parë nga SPAK, mes tyre anëtarë të fisit Rraja dhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Këto grupe kriminale dyshohet se në 5 vitet e fundit kanë trafikuar drejt Bashkimit Europian rreth 2.4 ton marijuanë e kokainë.

Dje u arrestuan dhe sot u lanë në burg nga GJKKO Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Sokol Qaja, Zamir Aliaj dhe tre anëtarë të fisit Rraja, Gazmir, Përparim dhe Rexhep Rraja. Ky i fundit djali i ish deputetit socialist, ndërsa dy të tjerët kushërinj të tij. Nga 14 masa sigurie të lëshuara në total nga SPAK, dje u ekzekutuan 10. Shtatë persona u arrestuan, ndërsa Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo, ndodhen në qeli, ku dhe iu është komunikuar masa e sigurisë. Në kërkim janë Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa dhe Vildan Baroku, të cilët dyshohet se janë jashtë vendit.
Gjatë kontrolleve 12 banesa dhe ambiente të tjera, mes tyre edhe të fisit Rraja, u sekeustruan 430 mijë euro, 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi. Komkretisht u sekuestruan 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë. Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.Financues dhe organizator kryesor, dyshohet të jetë Islam Sefa, aktualisht në burg si kreu i një rrjeti që në më pak se 2 vite ka trafikuar marijuanë në Gjermani dhe disa vende të BE-së në vlerën 3.3 milionë euro. Grupet vepronin që nga viti 2020. Bëhet fjalë për disa episode trafikimi, në disa shtete të ndryshme. Hetimet, të drejtuara nga prokurori Adnan Xholi, nisën pas bisedave të zbuluara në SkyECC

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U NDALUA NË GREQI SI VRASËS ME PAGESË/ Policia kontroll në banesën e 45-vjeçarit në Gjirokastër
Previous article ZGJEDHJA E BRAHOS NË KRYE TË SPAK/ Reagon ambasada gjermane: Suksese, mbështetje për pavarësinë e standardeve më të larta të drejtësisë

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT