• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TRAFIKU NUK KA TË NDALUR”/ Kapet DROGË e madhe, arrestohen PESË persona (FOTO)
Home
Breaking News

“TRAFIKU NUK KA TË NDALUR”/ Kapet DROGË e madhe, arrestohen PESË persona (FOTO)

10 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Trafiku i drogës nuk ka të ndalur. Serish është kapur një sasi e madhe droge e prodhimit shqiptar.

Një sasi prej 220 kg lëndë narkotike e llojit marihuanë është sekuestruar nga policia e Kosovës në zonën e Ferizajt, ndërsa thuhet se ka shkuar nga Shqipëria. Pesë persona kanë përfunduar në pranga, duke sekuestruar edhe tri vetura.

Personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës.

Prokuroria e Ferizajt, njofton se ende janë duke vazhduar hetimet për pjesën e grupit të cilët ende janë në arrati.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pesë të arrestuarve u është caktuar masa e arrestit për 48 orë.

Policia arreston gjashtë të dyshuar dhe konfiskon mbi 200 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë

Ja njoftimi i plote i policise se Kosovës:

Prishtinë, 10 shkurt 2019

Policia e Kosovës (PK), përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, njësiteve relevante të Ferizajt dhe në asistencë të njësiteve për reagim të shpejtë, pas një hetimi disa mujor, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave të dyshuar.

Ky operacion policor është realizuar nën urdhëresën dhe bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë Themelore Ferizaj, Departamenti për krime të Rënda, pasi është vazhdimësi e hetimeve që ndërlidhet me një operacion policor të realizuar në tetor të vitit 2018.

Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive me 09.02.2019, në dy lokacione të Ferizajt është realizuar kontroll policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se kanë vepruar si grup kriminal të përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjatë këtij operacioni policor është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike e llojit marihuanë e mbështjellë në 193 paketimeve, e cila pas matjes ka rezultuar të jenë 209.202 kg.

Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar gjashtë personat e dyshuar:

• XH.S. viti i lindjes 1990, mashkull, kosovar, shqiptar;
• B.S. viti i lindjes 1978, mashkull, kosovar, shqiptar;
• G.K. viti i lindjes 1991, mashkull, kosovar, shqiptar;
• F.B. viti i lindjes 1992, mashkull, shqiptar i Maqedonisë
• J.B. viti i lindjes 1997, mashkull, shqiptar i Maqedonisë
• F.B. viti i lindjes 1994, mashkull, shqiptar i Maqedonisë

Në këto lokacione përveç konfiskimit të substancës narkotike, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar edhe;

• Katër vetura (pasat, Venta, Golf IV dhe Sharan)
• Para kesh 839 euro e 95 cent
• Para kesh 520 denar Maqedonas,
• Para kesh 3 dollar Amerikan dhe
• Gjashtë telefona celular

Referuar operacionit të parë policor të realizuar në tetor të vitit 2018, ku ishin konfiskuar 108 kilogramë e 13.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë , si dhe tani rastit të mbrëmshëm ku janë konfiskuar 193 paketimeve, në sasi prej 209.202 kg. totali rezulton të jetë rreth 317 kilogram.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Bashkangjitur keni disa foto të realizuara gjatë konfiskimit të substancës narkotike e cila dyshohej se ishte e përgatitur për tu transportuar jashtë shtetit të Kosovës.

Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “DAJTI N'FEST"/ Veliaj: Dallëndyshe e parë e pranverës, hapim ish-Kampin e Punëtorëve për terrene sportive
Previous article E PABESUESHME/ Ekipet e Premier Leagues heqin dorë nga talenti 19-vjeçar, ja arsyeja...

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë Aktualitet

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT