• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKU I KLANDESTINEVE/ Media britanike “The Sun”: Lideri i grupit është nënshtetas irlandez
Home
Breaking News

TRAFIKU I KLANDESTINEVE/ Media britanike “The Sun”: Lideri i grupit është nënshtetas irlandez

24 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një megaoperacion u zhvillua në Shqipëri më 17 Mars kundër trafikimit të qenieve njerëzore drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në pranga ranë 39 persona, ndërsa 12 të tjerë u shpallën në kërkim. Lajmi bëri bujë në mediat vendase, por jo vetëm.

Kësaj here është britanikja “The Sun”, që thotë se udhëheqësi i një prej grupeve më të fuqishme të trafikut të klandestinëve, duke iu referuar grupit shqiptar që u shkatërrua nga policia, është me nënshtetësi irlandeze.

Më tej, në shkrim theksohet se personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është me origjinë shqiptare, por ka jetuar më parë në jug të Dublinit.

“The Sun” ka zbuluar se agjentët nga Garda Kombëtare e Emigracionit janë vënë në dijeni të qëndrimit të këtij personi në Irlandë dhe po bashkëpunojnë me autoritetet në Britani dhe Europë.

“Ky individ është një prej personave kryesorë të grupit dhe dyshohet se është shumë i përfshirë në trafikim. Ai dyshohet se është pjesë e mafias shqiptare dhe është përfshirë në shumë aspekte të krimit të organizuar”, thotë një burim për “The Sun”.

Gjithashtu, sipas burimit, “Garda po mundohet të zbulojë, nëse ai ishte i përfshirë kriminalisht në Irlandë. Ai ka qenë i vëzhguar gjatë gjithë kohës nga ku u zbulua se shqiptari jetonte në Irlandë përpara se të bënte vizita të shpeshta në atdhe”.

Klandestinët, shumica nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera të Europës lindore, detyroheshin të paguanin 8000 euro për të shkuar në Britani dhe më shumë se 20000 euro për të shkuar në SHBA dhe Kanada, shkruan më tej “The Sun”.

Bandat përdornin dokumenta udhëtimi false, duke përfshirë edhe pasaporta irlandeze të falsifikuara. Edhe pse 39 persona u kapën, autoritetet po kërkjonë edhe 12 persona të tjerë të arratisur.

“Bandat shqiptare janë duke u futur fuqishëm në trafikun e drogës në Holandë dhe janë një nga organizuesit kryesorë të trafikimit të qenieve njerëzore në Europë”, përfundon shkrimin “The Sun”./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Largimi i Keidi Bares, Bushi grumbullon me Shpresat sulmuesin e Vllaznisë
Previous article VIDEO/ LSI ‘fut ujë’ edhe në Korçë, ja dy këshilltarët që i bashkohen PS. PD financohet nga Moska, Monika e mbështet

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT