• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKU I 1 TON DROGË ME GOMONE DREJT ITALISË/ Arrestohet i fshehur në Francë truproja i ish-ministrit Saimir Tahiri! I dënuar me 8 vite burg
Home
Breaking News

TRAFIKU I 1 TON DROGË ME GOMONE DREJT ITALISË/ Arrestohet i fshehur në Francë truproja i ish-ministrit Saimir Tahiri! I dënuar me 8 vite burg

1 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arrestohet në Francë ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i kërkuar për operacionin e koduar “Shpirti”, për trafikun me gomone të ngarkesës prej 1 ton drogë drejt Barit të Italisë, rreth një dekadë më parë.

Policia e Shtetit konfirmoi sot prangosjen e 50-vjeçarit me qëllim ekstradimi, në operacionin e koduar “The Wanted” dhe i zhvilluar në bashkëpunim me partnerët francezë.

I arrestuari është Paul (Agustin) Deda, një prej të akuzuarve dhe të pandehurve të dosjes së operacionit “Shpirti”, i dënuar dhe me 8 vite burg në mungesë vitin e kaluar nga GJKKO, bashkë me ish-truprojën tjetër të ish-ministrit, Hekuran Marku.

SPAK e kishte të skeduar si pjesë e organizatës kriminale në fjalë dhe të shpallur në kërkim për trafikimin e mbi 1 ton kannabis sativa në Bari, nëpërmjet rrugës detare me skafe dhe mjete të tjera lundruese.

“Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, dhe shkëmbimit të tij në kohë reale, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, në kuadër të kësaj faze të operacionit “The Wanted”, policia franceze lokalizoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, P. D., 50 vjeç”, njoftoi policia.

GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit në mungesë edhe masën e sigurisë “arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi P. D., në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, kanë tentuar të trafikojnë në Itali, nëpërmjet rrugës detare, 1016 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në Bari, nga Policia italiane, ku gjithashtu u arrestuan 2 pjesëtarë të kësaj organizate kriminale”, sqaroi policia për këtë hetim.

Interpol Tirana po vijon të bashkëpunojë me homologët në Francë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin në Shqipëri të 50-vjeçarit.

Deda është ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai rezulton edhe i dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme me 8 vite heqje lirie, për trafik droge dhe grup kriminal.

12 vite izolim ishte vendimi i GJKKO për ish-shoqëruesin Agursin (Paul) Deda, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 8 vite burgim. Vendimi u dha nga GJKKO më 20 shtator 2024, në mungesë.

Operacioni “Shpirti” u zhvillua në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona në total, mes të cilëve edhe punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri. Sipas dosjes së SPAK anëtarët e këtij grupi akuzohen se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

Gjykimi i të pandehurve ka vijuar i ndarë  për shkak se disa kanë pranuar gjykim të zakonshëm dhe për disa të tjerë është pushuar. Në 2023 Gjykata e Posaçme dha në total 150 vite burg për 15 persona të akuzuar si anëtarë të këtij grupi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FAMILJA IME PO VUAN..."/ Nëna e Veliajt letër të hapur për burgosjen e të birit: U përfshimë në një makth kafkian…
Previous article "BURRI MË THOSHTE..."/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se e rrëmbyen...

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT