Në Greqi është kapur një 55 vjeçar i cili po kalonte në mënyrë te paligjshme 5 persona të tjerë.
Këto të fundit ishin shtetas të paidentifikuar në listën e kalimit të vendve të ‘Shengenit’.
3 burra dhe 2 gra ishin të ndaluar për të kaluar në kufi, dhe më pas të dilnin në territorin grek.
Bëhet fjalë për 3 burra të moshave 26, 28 dhe 47 si dhe 2 gra, mosha 27 dhe 55 vjeçe. Të pestë emigrantët e paligjshëm ishin në listën e zezë për ndalim qarkullimi në zonën Schengen.
Në ditët në vijim i arrestuari do paraqitet në prokurorinë e zonës për akuzën e trafikut të njerëzve kundrejt pagesës. Makina u sekuestrua ndërsa pritet dhe vendimi i deportimit për shqiptarët e paligjshëm.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ku janë kapur nga forcat e policisë kufitare të gjithë personat e lartpërmendur.
Ngjarja ndërkohë vijon me të reja …
Përgatiti: AlpeNew.al


