• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKONIN KOKAINË/ Çmontohet organizata me 14 anëtarë në Itali, e drejtonte biznesmeni shqiptar! Sekuestrohen 35 kg drogë
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIKONIN KOKAINË/ Çmontohet organizata me 14 anëtarë në Itali, e drejtonte biznesmeni shqiptar! Sekuestrohen 35 kg drogë

15 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy vite hetime, të paktën 35 kg drogë e sekuestruar dhe zbërthim i strategjisë së trafikimit të organizatës që ishte kamufluar pas një biznesi që drejtohej nga një shtetas shqiptar, i njohur edhe si “mjeshtër i logjistikës”, nga ku mori edhe emrin operacioni i policisë italiane në Lombardi.

Baza e grupit ishte në Gallarate, kurse sekreti i biznesit ilegal ishte shpërndarja e drogës e kamufluar përmes ushqimeve të gatshme dhe të shpejta që porositeshin nga ‘klientët’.

Shqiptari i arrestuar është 28 vjeç, teksa u prangos nga karabinierët e Varese së bashku me 13 persona të tjerë, mes të cilëve 12 italianë ‘punëtorë’ dhe 1 ekuadorian.

Sasi të konsiderueshme droge, pajisje dhe 120 mijë euro cash u sekuestruan.

Rolet e anëtarëve të grupit ishin të ndara dhe fitimet të konsiderueshme, ku komunikimi me klientët ishte i organizuar me mesazhe në një grup të veçante.

“Hetimi zgjati gati 2 vjet dhe çoi, mëngjesin e së enjtes, në ekzekutimin e 14 arrestimeve (12 italianë, një shqiptar dhe një ekuadorian) dhe 21 kontrolle të po aq të dyshuarve. U përfshinë 87 ushtarë nga Varese, Milano dhe Novara, përveç njësive të qenve nga Casatenovo dhe Orio al Serio”, informoi media italiane.

Operacioni mori fill pas dy arrestimeve të kryera në vitin 2023, që çuan te organizata kriminale dhe të gjithë anëtarët e saj. 2 italianëve iu sekuestruan 5 kilogramë hashash dhe marihuanë. Hetimi i mëpasshëm, i koordinuar nga prokurori i Busto, Ciro Vittorio Caramore, konstatoi se të dy të arrestuarit vepronin brenda të njëjtit grup kriminal. Deri në vitin 2024, u bënë arrestime të tjera, mes të cilëve edhe 3 italianë që kishin fshehur 4 kilogramë hashash, disa brenda pakove me ushqime.

Shqiptari mbante lidhje me një kontingjent të njohur të krimit, nën hetim që nga viti 2019. Nën hetim janë edhe dy tregtarë lokale, që akuzohen se shisnin ‘mallin’ në dyqanet e tyre.

Në përgjithësi, akuzat përfshinin posedimin dhe shitjen e 35 kilogramëve drogë, pjesërisht të paketuara si ushqime të markave të njohura, si dhe dhjetëra pako me ëmbëlsira THC. Gjatë kontrolleve të mëngjesit të së enjtes u gjetën 22 gramë kokainë, mbi 760 gramë hashash, mbi 730 gramë marihuanë, 17 telefona me karta SIM dhe 9 karta të tjera SIM, 4 peshore dhe një makinë vakum, si dhe 120 mijë euro në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Të arrestuarit u dërguan në burgje të ndryshme në Lombardi, duke përfshirë San Vittore, Busto Arsizio, Monza dhe Pavia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA NË BEOGRAD/ Ministria: Morën pjesë 107 mijë qytetarë
Previous article TË GJITHA NË NJË VEND/ Tani s’do të humbisni asgjë nga grupet e bisedave në WhatsApp

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT