• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKONIN EMIGRANTË NË ANGLI/ Ja me sa vite burg janë dënuar grupi i drejtuar nga shqiptarët (EMRAT)
Home
Breaking News

TRAFIKONIN EMIGRANTË NË ANGLI/ Ja me sa vite burg janë dënuar grupi i drejtuar nga shqiptarët (EMRAT)

25 September, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shtatë anëtarë të një grupi kriminal që trafikonin emigrantë në Britani të Madhe përmes kanalit anglez, janë dënuar me 48 vite burg në total nga një gjykatë britanike. Hetimet e autoriteteve angleze zbuluan se ky grup kriminal punonte në dy rrjete të ndryshme, një shqiptar dhe një britanik.

Hetimet nisën fillimisht në Maj të vitit 2016, pas gjetjes së një gomoneje të braktisur në një plazh, brenda së cilës kishte rroba. Autoritetet britanike, në bashkëpunim me ato franceze, zbuluan se organizatorë ishin dy shqiptarë të quajtur Artur Nutaj dhe Saba Dulaj. Këta të dy organizonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve shqiptarë nga bregu verior i Francës drejt Britanisë së Madhe. Dy shqiptarët e dënuar me burg bashkëpunonin me një familje britanike nga Kenti.

Kjo familje kishte siguruar mjetet e transportit, duke blerë gomone të shpejta dhe motora uji, të cilat përdoreshin për transportimin e paligjshëm të emigrantëve shqiptarë drejt Anglisë. Konkretisht, Sabah Dulaj 24 vjeç u dënua me 7 vite burgim dhe shqiptari i dytë Artur Nutaj 39 vjeç u dënua me 7.6 vite burg. Të dënuarit e tjerë, janë shtetas anglezë bashkëpunëtorë në këtë trafik të paligjshëm.

Bashkëpunimi i dy shqiptarëve me shtetasit anglezë është dokumentuar nga hetuesit përmes përgjimeve dhe fotografimeve të fshehta. Arrestimet ndaj tyre u kryen në trafikun e emigrantëve që kishin organizuar më 28 Maj, ku në gomonen me 18 refugjatë të paligjshëm ishin edhe dy prej kontrabandistëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fansja mundohet ta nxjerrë ''bllof'' për këtë detaj/ Shihni si ''tallet'' Rashel Kolaneci (FOTO)
Previous article ZGJERIMI NË MBARË GLOBIN/ Përparësitë dhe strategjia e CIA-s

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT