• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Trafikonin drejt SHBA e Kanadasë/ Dokumenti që tregon si KUJDESESHIN organizatorët për klandestinët (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

Trafikonin drejt SHBA e Kanadasë/ Dokumenti që tregon si KUJDESESHIN organizatorët për klandestinët (VIDEO)

21 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Grupi kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore drejt SHBA, Kanada dhe Britani, kujdesej që personat që do dërgoheshin në këto vende të shoqëroheshin gjatë gjithë itinerarit nga pjesetarë të organizatës. ABC News zbulon disa detaje nga skema e këtij trafikimi.

Trafiku i qënieve njerëzore drejt Kanadasë, SHBA dhe Britanisë ka qenë i mirëorganizuar nga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, të cilët i shoqëronin vetë deri në destinacion personat që niseshin drejt ketyre vendeve

ABC News ka siguruar një dokument nga grupi hetimor, ku zbulohet skema si Luan Qyrku dhe Genc Osmanaj drejtonin këtë trafik të paligjshëm nga Shqipëria, drejt Bullgarisë e më pas, Belgjikës , duke pasur Republiken Domenikane si pikë fundore për të arritur në SHBA.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar një rast ku, Qyrku, më date 8 shtator 2017, me automjetin e tij kishte kaluar nga pika kufitare e Qafë Thanës 5 persona, i ndihmuar edhe nga personi tjetër i prangosur Genc Osmanaj.

Ky i fundit kishte kaluar në mënyrë të parregullt në sistemin TIMS, pasi nuk ishte regjistruar, duke korruptuar edhe punonjësit e policisë Kufitare.

Ndërkohë, në Bullgari emigrantët e paligjshëm pajiseshin me pasaporta me ndihmën e Marin Vasiliev, i cili njihet edhe me pseudonimin “Ivani” dhe bashkombasit tjetër, Borisov Krumov. Te dy keta shtetas bullgare jane shpallur tashme ne kerkim.

Udhëtimi në mënyrë të jashtëligjshme vijonte i kontolluar nga Qyrku dhe Osmanaj. Sipas policies, pas mbërritjes në Belgjikë , grupit kriminal i bashkohet edhe personi tjetër nën hetim Përparim Kule. Ky i fundit, shfrytëzonte njohjet në shtetin Belg dhe më pas ishte nisur drejt Republikës Domenikane, bashkë me 5 personat që donin të shkonin mënyrë ilegale ne SHBA.

Në dokumentin e siguruar nga burime prane grupit hetimor, thuhet se:

“Nga Belgjika këta persona, të shoqëruar nga Përparim Kule, kanë fluturuar në drejtim të Republikës Domenikane, në qytetin Punta Cana. Nën kujdesin e shtetasit nën hetim Përparim Kule, personat u akomoduan në një banesë, ndërsa Kule u kthye përsëri në Belgjikë”.

Deri tani të arrestuar për këtë aktivitet trafiku te qënieve njerëzore janë 40 persona. Ata akuzohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda se kanë dërguar në mënyrë të paligjshme rreth 1000 persona në SHBA, Kanada dhe Angli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASHTRIMI 2 MILIONË EURO/ Shtyhet seanca gjyqësore ndaj dentistes Olesia Duka
Previous article Besi poston foton mes luleve, Rezarta Shkurta nuk rri dot pa komentuar (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT