Përpjekjet intensive diplomatike të qeverisë shqiptare gjatë 12 muajve të fundit shpëtojnë nga dënimi kapital në Kinë një të ri me origjinë nga Tepelena.
Për dy shtetas kinez të bashkakuzuar me shqiptarin Klaudio Kanani gjykata vendosi ekzekutim me varje ndërsa për dy të tjerë pushkatim përpara publikut.
Familjarë të Klaudio Kananit të cilën ndoqën dhënien e vendimit në këtë gjykatë në Kinë, i thanë Top Channel se ata për pak minuta mundën ta takonin.
“Ishte i kënaqur me vendimin dhe i fortë mendërisht pas një pritje të vështirë 12 mujore” u shprehën ata.
Prej Majit 2024 kur prokuroria në Kinë dha pretencën duke kërkuar dënimin kapital, qeveria shqiptare e vënë në lëvizje prej familjarëve, nisi përpjekjet për ti shpëtuar jetën.
Top Channel mëson se ministri punëve të jashtme Igli Hasani gjatë 12 muajve të fundit për këtë çështje ka zhvilluar disa takime me ambasadorin e Kinës në Tiranë.
Po ashtu është përfshitë edhe ministri drejtësisë Ulsi Manja.
Ndërsa Riza Poda ambasadori ynë në Kinë e ka parur çështje prioritare menjëherë pas emërimit në Kinë dhe ka qenë prezent sot në gjykatë tek sa u lexua vendimi.
Tanimë Ministria e Drejtësisë bazuar në marrëveshjen e reciprocitetit me Kinën do të nisë proceduat për ta transferuar Klaudio Kanit nga Kina për të vuajtur dënimin në Shqipëri por për këtë duhet pritur edhe vendimi final i gjykatës së atjeshme të apelit.



