• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKANTËT PËRDONIN FEMRA PËR SHPËRNDARJEN E DROGËS/ Rrëfehet në polici 21-vjeçarja: Nuk e shes, e bleva sepse…
Home
Breaking News

TRAFIKANTËT PËRDONIN FEMRA PËR SHPËRNDARJEN E DROGËS/ Rrëfehet në polici 21-vjeçarja: Nuk e shes, e bleva sepse…

21 February, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Trafikantët e lëndëve narkotike e kanë kaluar në një nivel tjetër aktivitetin e tyre, duke aktivizuar femra për të kryer shpërndarjen e drogës.

Por, kjo strategji nuk është se i ka shpëtuar Agjentëve të Antidrogës, të cilët kanë zbuluar aktivitetin e shpërndarjes së dograve të forta në doza të vogla nga një vajzë 21-vjeçare. Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasen A. B., 21 vjeçe, banuese në qytetin bregdetar.

“Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në Durrës, arrestohet në flagrancë 21-vjeçarja, e cila u kap me 13.5 gramë kokainë. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës”, tha Policia.

Mësohet se gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Policia mësohet se e kishte mbajtur nën vëzhgim 21-vjeçaren për disa ditë, nga ku rezultoi se ajo kryente shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë.

Lëndën narkotike, vajza e shpërndante kryesisht te personat të cilët e merrnin në telefon, ndërsa shpërndante edhe nëpër lokalet e natës në Durrës e Tiranë. Gjatë marrjes në pyetje, 21-vjeçarja nuk e ka pranuar akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, duke deklaruar para oficerëve të Policisë se lëndën narkotike që iu sekuestrua e kishte blerë për konsumim vetjak.

“Nuk shpërndaj lëndë narkotike. Kokainën e kam blerë për ta konsumuar për vete. Jam konsumatore. Për këtë jam gati të bëj analizat, për ta vërtetuar”, ka thënë ndër të tjera gjatë marrjes në pyetje 21-vjeçarja./ panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI KUNDËR BIXHOZIT/ Braçe: Kujtuat se ju kishim harruar? Nga parajsa e milona lekëve fitim në ditë te ferri 7-15 vite burg
Previous article VIDEO VIRALE/ Vogëlushi i çoroditur nuk di ku të shkojë, lojtarët e Arsenalit bëjnë gjestin e madh

F.autor

Postime të ngjashme

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit Aktualitet

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT