• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIK NË AKSIN RRUGOR TIRANË-ELBASAN/ Fluks rekord automjetesh, radhë kilometrike dhe qarkullim i paralizuar drejt juglindjes
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIK NË AKSIN RRUGOR TIRANË-ELBASAN/ Fluks rekord automjetesh, radhë kilometrike dhe qarkullim i paralizuar drejt juglindjes

1 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mesdita e kësaj të premteje është shoqëruar me një situatë të rënduar trafiku në aksin kombëtar që lidh Tiranë me Elbasan, ku prej orës 12:00 e në vijim qarkullimi i automjeteve në segmentin nga Tuneli i Krrabës deri në Rrethrrotullimi i Bradasheshit paraqitet tejet i ngadalësuar.

Shkak kryesor i kësaj situate është fluksi i jashtëzakonshëm i automjeteve që lëvizin nga kryeqyteti drejt juglindjes së vendit, një fenomen i përsëritur thuajse çdo fundjavë, sidomos gjatë sezonit pranveror dhe veror kur qytetarët zgjedhin të largohen nga Tirana drejt zonave turistike dhe qyteteve të tjera.

VIDEO

Në veçanti, problematika më e madhe paraqitet në zonën e njohur si “Hinka e Bradasheshit”, në dalje të autostradës drejt Elbasanit, ku krijohen radhë kilometrike automjetesh dhe bllokime të shpeshta. Kjo pikë është kthyer në një nyje problematike për qarkullimin, duke sjellë vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve dhe shpeshherë tension në rrugë.

Pavarësisht pranisë së Policisë Rrugore në terren, menaxhimi i situatës mbetet i vështirë për shkak të kombinimit të disa faktorëve, mes të cilëve mungesa e standardeve të plota të infrastrukturës rrugore, ngushtimi i saj në Dopaj ,hyrje-daljet e pakontrolluara dhe volumi i lartë i mjeteve në një segment relativisht të kufizuar.

Nga ana e policisë rrugore u është bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin manovrat e rrezikshme, ndërsa sugjerohet përdorimi i alternativave të tjera rrugore ose planifikimi i lëvizjeve jashtë orareve të pikut për të evituar bllokimet e gjata.

Situata e krijuar rikthen edhe një herë në vëmendje nevojën për ndërhyrje më të thella infrastrukturore dhe zgjidhje afatgjata, me qëllim përmirësimin e qarkullimit në një nga arteriet më të rëndësishme rrugore të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERION VELIAJ LETËR AMBASADORËVE PERËNDIMORË NË TIRANË/ Kërkon monitorim ndërkombëtar të seancës gjyqësore të 8 Majit
Previous article MORI LEJE DHE DOLI NGA BURGU/ "Zhduket" në Durrës i dënuari për vrasje të mbetur në tentativë, por…

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT