• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TRAFIK KLANDESTINËSH”/ SHÇBA godet një grup kriminal, 5 të arrestuar, mes tyre 1 polic
Home
Aktualitet
Kronikë

“TRAFIK KLANDESTINËSH”/ SHÇBA godet një grup kriminal, 5 të arrestuar, mes tyre 1 polic

10 May, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Pas një hetimi me metoda speciale, Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa (SHÇBA) arrestoi në flagrancë 1 punonjës policie dhe 4 shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar 19 shtetas të huaj për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

SHÇBA finalizoi goditjen ndaj këtij grupi, në hyrje të qytetit të Pogradecit rreth orës 23:50, të datës 9 maj 2019. Shërbimet ndaluan 19 shtetas të huaj, me shtetësi kurdë dhe sirianë, të cilët po transportoheshin drejt Tiranës me mjete që drejtoheshin nga shtetasit shqiptarë E.A. dhe T.H.

Shtetasit e huaj kanë hyrë nga kufiri i gjelbër në zonën e Devollit dhe në afërsi të fshatit Trestenik janë marrë me makina nga shtetasit E.A. dhe T.H. Punonjësi i Policisë, J.Z. (trup shërbimi në Komisariatin e Elbasanit) dyshohet se kishte rolin e kontrolluesit të rrugës. Shtetasit M.A. dhe K.M. ishin shoqërues.

Në këtë aksion të SHÇBA-së u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 automjete, aparate celularë dhe 120.000 lekë. Mbi shtetasit e arrestuar është ngritur akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu SHÇBA po vijon ndjekjen penale në gjendje të lirë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, për Shefin e Stacionit dhe 2 punonjës të Patrullës të Kontrollit të Kufirit të gjelbër, për mos-përmbushje të detyrës.

SHÇBA fton këdo që ka informacion për paligjshmëri apo abuzim nga punonjës të Policisë, të denoncojnë falas në numrin 0800 90 90, në kushte anonimati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BABAI I NJË VAJZE DHE NJË DJALI 1 VJEÇAR"/ Kush është SHQIPTARI, që u "MBYT" në Zvicër (EMRI+FOTO)
Previous article BRESHËRI KALLASHNIKOVI NË VLORË/ Flet i plagosuri: Po pija kafe me... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën Aktualitet

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla Aktualitet

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT