• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIK DROGE, VJEDHJE DHE DHUNË NË FAMILJE/  4 të arrestuar në Tiranë! Ishin në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIK DROGE, VJEDHJE DHE DHUNË NË FAMILJE/ 4 të arrestuar në Tiranë! Ishin në kërkim

7 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Katër persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e kryeqytetit.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, përfshirë këtu trafik droge, vjedhje, dhunë në familje dhe plagosje e rëndë me dashje.

Operacioni u kodua “Catch”.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Blic 34”, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim M. B., 25 vjeç. Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Q. K., 49 vjeç. Atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 5 muaj burgim, nga dënimi për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhënë nga Gjykata e Vlorës.

Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim E. G., 22 vjeç. Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Komisariati i Policisë Nr. 4 kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim A. H., 52 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Shoferi humb ndjenjat, i riu hero futet në makinë dhe shmang aksidentin
Previous article BEN BLUSHI VJEN ME BOTIMIN E RI "UNKOWN ALBANIASNS"/ Libri me fotografi pasqyron jetën e thjeshtë të shqiptarëve të zakonshëm

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT