• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
BEN BLUSHI VJEN ME BOTIMIN E RI “UNKOWN ALBANIASNS”/ Libri me fotografi pasqyron jetën e thjeshtë të shqiptarëve të zakonshëm
Home
Kulturë

BEN BLUSHI VJEN ME BOTIMIN E RI “UNKOWN ALBANIASNS”/ Libri me fotografi pasqyron jetën e thjeshtë të shqiptarëve të zakonshëm

7 March, 2025 s.autor Kulturë

Shkrimtari Ben Blushi ka ndarë lajmin për botimin e librit të tij të ri, titulluar Unknown Albanians (Shqiptarët e Panjohur), një album fotografik që do të promovohet në fund të këtij muaji. Ky botim pasqyron pasionin e Blushit për fotografinë, një pasion që e ka çuar në shumë vende të Shqipërisë për të takuar dhe fotografuar shumë njerëz.

Libri është një akt mirënjohjeje për këta njerëz, të cilët kanë ndihmuar shkrimtarin të zhvillojë aftësitë e tij fotografike. Ata janë personifikimi i Shqipërisë autentike dhe janë të përfshirë në këtë album me 69 fotografi, ku pasqyrohet jeta e tyre e thjeshtë e përditshme. Blushi ka zgjedhur të titullojë librin në anglisht për të mundësuar që këta njerëz, të cilët përfaqësojnë Shqipërinë e vërtetë, të njihet edhe nga vizitorët e huaj që vijnë në Shqipëri.Në këtë album, janë përfshirë portretet e shqiptarëve që nuk janë të pranishëm në media, nuk janë pjesë e debateve të ditës dhe jetojnë jetën e tyre me thjeshtësi dhe modesti. Disa nga këta njerëz vishen thjesht, nuk kërkojnë asgjë në këmbim dhe nuk bëjnë zhurmë në jetën e të tjerëve. Titulli i librit, Unknoën Albanians, i referohet këtyre njerëzve të panjohur që shpesh janë të padukshëm, por që në realitet janë ata që përfaqësojnë jetën e vërtetë të Shqipërisë.

Libri do të jetë i disponueshëm në libraritë e Tiranës pas datës 25 mars dhe ata që janë të interesuar për një kopje mund t’i drejtohen autorit për të marrë një të tillë. Ky album është një nderim për ata që jetojnë larg vëmendjes së kameras dhe që e bëjnë Shqipërinë të veçantë me jetën e tyre të thjeshtë dhe të sinqertë.

Postimi i shkrimtarit Ben Blushi:

Unknown Albanians ose Shqiptarët e Panjohur është libri im më i ri që do të promovohet në fund të këtij muaji.

Ky botim është një album fotografik me foto të përzgjedhura nga gati tre vjet pasion për këtë art të mrekullueshëm i cili më ka cuar në shumë vende të Shqipërisë, ku kam takuar njerëz që në kushte të tjera nuk do t’i njihja dot.

Këta njerëz më mësuan të fotografoj prandaj ky botim është një lloj mirënjohje për ta dhe për këtë arsye quhet Unknoën Albanians.

Titulli i librit është bërë me qëllim në anglisht sepse do doja që këta njerëz që përfaqësojnë Shqipërinë e vërtetë t’ua prezantoja dhe të huajve që vijnë në Shqipëri.

I bindur se shqiptarët e panjohur i kanë dhënë Shqipërisë më shumë se gjithë shqiptarët e njohur bashkë, besoj se ky album i pasqyron ata siç janë në jetën e tyre të thjeshtë dhe të përditshme.

Prandaj kush do të njohë njerëz të panjohur të cilët nuk dalin çdo natë në televizor, nuk bëjnë debate, nuk ngatërrohen në punët e të tjerëve, nuk bezdisin njeri, vishen thjesht dhe shohin jetën e tyre pa i dhënë mend askujt dhe pa kërkuar asgjë në këmbim të modestisë së tyre, mund ti gjejë në këtë libër me 69 fotografi, kopertina e të cilit është konceptuar si një ekran bardhë e zi në të cilin shfaqet shpina e një djali të panjohur nga Belshi.

Unknown Albanians do jetë në libraritë e Tiranës pas datës 25 mars dhe kushdo që kërkon të ketë një kopje mund të më shkruajë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIK DROGE, VJEDHJE DHE DHUNË NË FAMILJE/ 4 të arrestuar në Tiranë! Ishin në kërkim
Previous article 8 MARSI/ Veliaj nga qelia: Ua lash porosi kolegëve, nesër vajzat dhe gratë udhëtojnë falas në të gjitha linjat e transportit...

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT