• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona
Home
Breaking News

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona

9 September, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

107.7 kilogramë kanabis të llojit “Gelato”, me një vlerë tregu që përllogaritet rreth 1.2 milionë euro, janë sekuestruar në Portin e Durrësit.

Sasia e drogës, e ardhur nga Kanadaja, u zbulua brenda një kontejneri ku ndodheshin dy automjete dhe një kamper.

Në lidhje me rastin, autoritetet kanë shpallur në kërkim dy persona, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut dhe destinacionin e lëndës narkotike.

NJOFTIMII POLICISE
Goditet një tjetër rast i trafikimit të kanabisit nga Kanadaja drejt Shqipërisë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 2”, sekuestrohen 107.7 kg kanabis të llojit “Gelato”, me vlerë tregu rreth 1.2 milionë euro.

Shpallen në kërkim 2 shtetas.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit.

Në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të një kontejneri të ardhur nga Kanadaja, brenda të cilit ndodheshin 2 automjete dhe 1 kamper, u ushtrua kontroll i imtësishëm.

Gjatë kontrollit të kamperit, në hapësira të modifikuara dhe të mbuluara me veshje druri, u gjetën të fshehura 190 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa “Gelato”, me peshë totale 107.7 kg.

Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar përllogaritet në treg në rreth 1.2 milionë euro.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, edhe 43 cigare elektronike, disa prej të cilave me mbishkrime që deklaronin përmbajtje të lartë THC.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike sigurohej në Kanada dhe transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në vende të posaçme, të modifikuara në mjetet e porositura për blerje.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpallën në kërkim, si të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, dy shtetas, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëhen me dije gjeneralitetet.

Strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 16 MIJË STUDENTË TË REGJISTRUAR NË UNIVERSITETE/ Më të preferuarat Mjekësia dhe IT
Previous article KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

s.autor

Postime të ngjashme

16 MIJË STUDENTË TË REGJISTRUAR NË UNIVERSITETE/ Më të preferuarat Mjekësia dhe IT Aktualitet

16 MIJË STUDENTË TË REGJISTRUAR NË UNIVERSITETE/ Më të preferuarat Mjekësia dhe IT

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË ITALI/ Gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË ITALI/ Gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

MBYLLET TAKIMI NË KORÇË/ Zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe… Aktualitet

MBYLLET TAKIMI NË KORÇË/ Zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT