Nga 21 mijë maturantë që aplikuan për një të drejtë studimi në universitetet e vendit, rreth 16 mijë janë regjistruar në mbyllje të raundit të parë.
Degët më të preferuara sipas kreut të rrjetit akademik Arjan Xhelaj mbeten ato të shëndetit publik dhe Teknologjia e Informacionit.
Më pak regjistrime ka patur në universitetin Bujqësor, pasi janë realizuar rreth 30% e kuotave të miratuara.
Sipas Xhelajt, kuotat e mbetura bosh do të rialokohen për raundin e dytë, për studentët që nuk kanë fituar por edhe për ata maturantë që kanë mbaruar me sukses provimet e maturës në vjeshtë.
Interes ka patur edhe për programet profesionale 2-vjeçare ku regjistrohen edhe maturantët me mesatare nën 6.5. Viti i ri kademik 2026-2027 do të nis më 5 tetor.


