Policia kufitare ka vendosur ne pranga diten e sotme nje shtetas shqiptar dhe ka depertuar per ne Greqi kater shtetas, perkatesisht dy siriane dhe dy irakene.
Perlat Seferi 41 vjec nga Gjirokastra, është prangosur nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Kanë qenë punonjësit e Policisë së Pikës së Kalimit Kufitar në Kakavije, ata që pikasën veprimin ilegal të 41 vjecarit gjirokastrit i cili nëpërmjet vijës së gjelbër kufitare me Greqinë, tentoi të siguronte hyrjen pa problem të dy sirianëve dhe dy irakenëve.
Ai u kap në flagrancë nga policët kufitarë dhe mënjeherë u dërgua në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës ku dhe u arrestua.
Ndërsa klandestinët u deportuan për në Greqi.


