Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për të pandehurit për çështjen Toyota Yaris. Për Agim Çekaj, Alban Mollaymeri, Edi dhe Klevi Lika të cilët ishin në arrest shtëpie, është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Vendimi është marrë me 27, nëntor kur kishin kaluar 24 orë nga tërmeti.
Ndërkohë Report Tv mëson se një prej të pandehurve për këtë çështje, Agim Çekës i është prishur shtëpia nga tërmeti.


