• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TORNADO NË SHBA/ Një person humb jetën pas shembjes së çatisë së një teatri
Home
Jetë

TORNADO NË SHBA/ Një person humb jetën pas shembjes së çatisë së një teatri

1 April, 2023 s.autor Jetë

Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur shkaku i një stuhie që bëri që çatia e një teatri në Illinoi të SHBA-së të shembej. Rreth 260 persona ishin brenda teatrit Apollo, kur çatia u rrëzua në orën 19:55 sipas kohës lokale, tha departamenti lokal i zjarrfikësve. Shefi i zjarrfikësve, Shawn Schadle, u tha gazetarëve se 28 persona u dërguan në spital, ndërsa pesë prej tyre ishin në gjendje të rëndë.

Një seri tornadosh të fuqishme u regjistruan në disa shtete amerikane të premten, duke lënë të vrarë të paktën tre persona në vend. Dëme të shumta u raportuan në pjesën e jugut dhe të perëndimit. Shtetet e Arkansasit dhe Misurit shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Dhjetëra mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike. Një tornado e madhe e goditi kryeqytetin e shtetit të Arkansasit, Little Rock, duke rrokullisur makina, thyer çati dhe rrëzuar pemë. Të paktën 24 persona u plagosën, sipas kryebashkiakut të qytetit.

Guvernatorja e shtetit, Sarah Huckabee Sanders, konfirmoi vdekjen e dy personave në qytetin Wynne, rreth 170 kilometra larg kryeqytetit. Më shumë se 40 tornado u raportuan në gjashtë shtete të premten mbrëma, sipas Qendrës amerikane të Parashikimit të Stuhive.

Disa fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Çikagos O’Hare u shtynë ose u anuluan pasi pasagjerët u këshilluan të strehoheshin diku shkaku i motit të “rëndë”. Ky grumbull i tornadove vdekjeprurëse vjen vetëm një javë pasi një tornado në Misisipi vrau 26 njerëz. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e vizitoi Misisipin të premten për të shprehur ngushëllimet e tij dhe për të premtuar ndihmë federale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESFUSHORI I REALIT DHE ISH-SHOKU I ASLLANIT/ Milani ka gati dy emra për të transferuar në verë
Previous article "NUK MERITON TË SHKOJË NË FINALE"/ Olta: Hajde i biem...

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT