• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TOP STORY”/ Provat e vrasjes së Fatmir Haklajt, që nuk u verifikuan asnjëherë
Home
Aktualitet
Kronikë

“TOP STORY”/ Provat e vrasjes së Fatmir Haklajt, që nuk u verifikuan asnjëherë

18 February, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në vendngjarje ku u vra Fatmir Haklaj u gjetën disa prova, të cilat mund të çonin në identifikimin e autorëve.

“Aty ishin gjetur një çantë, e cila mbante ushqim, të cilat i kishin përdorur gjatë ditës një karikator me fishekë, dhe një kapele me qimet e kokës së njërit prej atentatorëve”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve.

“Ne kush ishin kryesorët i dimë. Ka qenë Përparim Hyka, Medi Hoxha, Xhaferr Hoxha, Haki Hoxha që janë kryesorët që kanë marrë pjesë”, akuzon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve

Në vendngjarje u gjetën edhe një palë dylbi identike me ato që përdornin forcat speciale. Ishte e qartë se edhe këtë herë mes grupit të komandës kishte njerëz me uniformë shtetërore. Komisari i ndjerë Gani Malushi, bëri një raport të gjatë ku kishte edhe emra konkretë të dyshuarish.

Askush nuk u kujdes të zbulonte se kush i kishte tërhequr dylbitë nga reparti i forcave speciale dhe kujt i përkisnin qimet në kapelën e gjetur. Në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhoja të armës që kishte shtënë në 5 Janar të vitit 1998 mbi Shkëlqim Haklajn. Pra, ishte e njëjta dorë atentatorësh.

Komisar Malushi, kërkoi nga eprorët e tij në Ministrinë e Rendit të verifikonin nëse dy efektivë të forcave speciale ndodheshin në repart atë ditë apo jo. Bëhej fjalë për Përparim Hykën dhe mikun e tij Anton Gjergji, ish-truproja i Fatos Nanos.

“Gani Malushi është përpjekur të hartojë një dosje me prova dhe me ato prova ka kërkuar edhe vendodhjen e Përparim Hykës”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve

Malushi kishte siguruar disa informacione nga burimet e tij, por kurrë nuk pati mbështetje që provat të vlerësosheshin deri në fund. Ai kishte vërtetuar se dylbitë e gjetura në vendngjarje i përkisnin një reparti të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë. Shenjat e gishtave të personave nuk u zbuluan kurrë.

Provat që zbuloi komisar Malushi, i mori me vete në varr. Ai vetë do të ishte viktimë e një atentati në 6 Gusht të vitit 2003 në Durrës. Malushi u ekzekutua me breshëri kallashnikoi së bashku me shoferin e tij. Zyrtarisht u tha se ngjarja kishte objektiv shoferin e Malushit dhe shkaku ishte gjakmarrja.

Për vrasjen e dyfishtë vuan dënimin një person i quajtur Agim Pepa. Kurrë nuk u hetua pista që lidhej me detyrën. Malushi, ishte njeriu që kishte rrëmuar si askush për masakrën e Tropojës, duke zbuluar edhe emra konkretë personash të dyshuar.

“Gani Malushi ka tentuar të më takojë po atë ditë pas vdekjes së Fatmirit dhe e kishim lënë që më vonë kur të jem më mirë të komunikoj me atë njeri dhe e kam peng që nuk arrita sadopak të jap ato mendimet e mija”, rrëfen pengun Aishe Haklaj, motra e Haklajve. /TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAFKA E TIJ ISHTE KRISUR..."/ Aishe Haklaj tregon momentet e fundit, përpara vrasjes së Fatmirit (VIDEO)
Previous article POZICION JASHTË LOJE? Salah barazon gjithçka, gjyqtari i prish festën (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

FATMIR MEDIU PARAQITET NË GJKKO/ Mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit Aktualitet

FATMIR MEDIU PARAQITET NË GJKKO/ Mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT