• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TOP 6 arsyet se përse i nevojitet me patjetër trupit tonë KALIUMI. Zbulojini
Home
Shëndet

TOP 6 arsyet se përse i nevojitet me patjetër trupit tonë KALIUMI. Zbulojini

7 February, 2018 g.autor Shëndet

Kaliumi është një mineral që ndihmon në funksionimin si duhet të qelizave. Nervat dhe muskujt – përfshirë edhe zemra- mund të mos funksionojnë siç duhet nëse nuk merrni mjaftueshëm kalium.

Ja përse trupi jonë ka nevojë për kalium:

Ndihmon me osteoporozën

Me kalimin e moshës, kockat fillojnë të dobësohen. Ushqimet e pasura në kalium, sidomos frutat dhe perimet – e ngadalësojnë këtë proces, duke parandaluar kështu zhvillimin e osteoporozës.

Parandalon formimin e gurëve në veshka

Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Ato zakonisht janë të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik. Prandaj, duke konsumuar një dietë të lartë në mish, që shkakton formimin e acidit në trup, jeni më të rrezikuar që të zhvilloni gurë në veshka. Kaliumi, nga ana tjetër, ndihmojnë në eliminimin e acidit dhe mbajtjen e mineraleve aty ku duhet (te kockat) duke parandaluar kështu zhvillimin e këtyre gurëve të dhimbshme).

Ndihmon në funksionimin e muskujve

Çdo njeri ka nevojë për dozën e duhur të kaliumit brenda qelizave dhe sodiumit jashtë tyre që muskujt të funksionojnë siç duhet. Më pak ose më shumë i bën muskujt më të dobët.

Parandalon rritjen e tensionit të gjakut

Kjo ndodh kur gjaku ushtron shumë presion në muret e venave dhe arterieve. Rritja e tensionit të gjakut mund të çojë në zhvillimin e goditjes në tru, sëmundjeve të zemrës  e deri në mosfunksionim të këtij organi jetik.

Quhet shpesh “vrasësi i heshtur” sepse rrallë shfaq simptoma. Sodiumi në kripë e përkeqëson edhe më shumë gjendjen, ndërsa kaliumi ndihmon në eliminimin e sodiumit dhe lehtëson tensionin në muret e enëve të gjakut.

Parandalon goditjen në tru

Goditja në tru ndodh kur ka mungesë të rrjedhjes së gjakut në një pjesë të trurit për shkak të bllokimit të një ene të gjakut. Tensioni i lartë i gjakut mund të bëhet shkak i zhvillimit të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse, prandaj jeni më pak të rrezikuar të pësoni një goditje nëse mbani nën kontroll tensionin e gjakut duke marrë sasinë e duhur të kaliumit. Disa nga simptomat e para të goditjes në tru janë probleme me të folurin, dobësi të krahëve ose paralizë të njërës anë të fytyrës. Nëse keni një nga këto shenja, kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme.

Dozat e duhura të kaliumit?

Nëse jeni mbi 14 vjeç, duhet të merrni rreth 4700 miligramë kalium në ditë. Nënat që po ushqejnë fëmijën me gji duhet të marrin 5100 miligramë.

Për fëmijët:

  • 0 deri 6 muajsh: 400 miligramë
  • 7 deri 12 muajsh: 700 miligramë
  • 1 deri në 3 vjeç: 3000 miligramë
  • 4 deri në 8 vjeç: 3800 miligramë
  • 9-13 vjeç: 4500 miligramë

/shendeti.com.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bëri komente NAZISTE/ Parlamenti Evropian shkarkon nënpresidentin polak
Previous article Mbappe: Di Maria meriton të jetë titullar ndaj Real Madrid

g.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT